Kur jemi pranë zgjedhjeve të përgjithshme parlamentarë të 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është bërë mjaft aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi kreu i PD-së, ka publikuar një video, e ngjashme me një spot elektoral, ku u bën thirrje qytetarëve se si ta ndërrojnë qeverinë që është sot në pushtet.
Basha ka zgjedhur disa krahasime disi të çuditshme në mesazhin që përcjell për të larguar kryeministrin Edi Rama. Qytetarët që dalin në video, shfaqen në disa skena, ku dikush prej tyre refuzon ushqimin në restorant se nuk i pëlqen pula e thatë apo kthen kufjet sepse disa këngë nuk i dëgjonte dot dhe i vrisnin veshët.
“Kurrë mos e humbni shpresën për Shqipërinë! Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit? Ndërrojini!”, nënvizon Basha krahas videos me të cilën synon të bindë qytetarët dhe të rrëzojë Ramën.
U pika që s'të bie,kur u bëre dhe ti Sandër Mafishja të bësh vidio të tilla. Shko mëso tabelën e shumëzimit,të duhet dhe shumë kohë që të arrish për të bërë të tilla vidio.
Përgjigju