Basha e kandidoi për kryebashkiak të Durrësit në zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hoti i bashkohet Rithemelimit! Berisha: Folëm për primaret dhe protestën

Basha e kandidoi për kryebashkiak të Durrësit në zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hoti i bashkohet Rithemelimit! Berisha: Folëm për primaret dhe protestën

Sali Berisha takim me selinë e PD Durrës

Edhe demokratët që mbështesnin Lulzim Bashën duket se po i bashkohen Rithemelimit. Këtë e tregon një postim i Sali Berishës në Facebook, ku publikoi fotografi me selinë e PD të degës së Durrësit. I pranishëm ishte dhe Luan Hoti, i cili garoi për kryetar të Bashkisë së Durrësit me PD e drejtuar nga Basha në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Berisha shkruan se e falenderon për aktin e bashkimit të demokratëve të Durrësit. Gjithashtu shprehet se diskutuan për përgatitjen e protestës së 12 nëntorit dhe procesin e primareve.

“Në këtë takim falenderova drejtuesit dhe anëtarët e degës së PD-së Durrës për punën e tyre, në veçanti falenderova z. Luan Hoti për aktin e tij të përgjegjshëm dhe fisnik në kontributin për të bashkuar të gjitha përpjekjet e të gjithë demokratëve të Durrësit për të shpëtuar Durrësin dhe Shqipërinë nga regjimi monist i korruptuar i Edi Ramës, si dhe ftova çdo demokrate e demokratë të Durrësit që të bashkuar të japin kontributin e tyre në këtë moment vendimtar për fatin e demokracisë në Shqipëri. Në takim u diskutua për përgatitjen e protestës madhështore të datës 12 nëntor dhe primareve dhe zgjedhjen e kandidatit për qytetar të parë të Durrësit”, shkroi Berisha.

Ndërkohë është zhvilluar vetëm një takim mes 2 të mandatuarve Gazment Bardhi dhe Edi Paloka për të sjellë bashkimin e PD në mënyrë që të shkojnë në zgjedhjet e 14 majit me kandidat të përbashkët.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE