Basha e la jashtë kryesisë, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi nis 'hakmarrjen' në rrjetet sociale, i jep 'like' postimit që ironizon kryedemokratin

Basha e la jashtë kryesisë, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi nis 'hakmarrjen' në rrjetet sociale, i jep 'like' postimit që ironizon kryedemokratin

Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës u la jashtë kryesisë së PD-së, e duket se ky përjashtim nga çdo organ venimmarrës në PD nuk i ka pëlqyer. Në Facebook, ai i ka bërë 'like' postimit të një faqeje memesh, ku ironizohej kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Falë sakrificës dhe falë qëndresës tuaj, Edi Rama sot nuk është më kryeministër….Rreeeeth flaaamuriiiit….”, shkruhet në statusin që duket se i bëri përshtypje Malltezit, duke i dhënë edhe një pëlqim.

Nëpërmjet këtij postimi, ironizohet aksioni i Bashës për rrëzimin e Ramës nga pushteti, ndërsa mbyllet me vargjet e Himnit të Flamurit, të kënduara nga Basha gjatë protestave të opozitës.

Malltezi ishte pjesë e emrave të propozuar nga Lulzim Basha për Kryesinë e re, por 450 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së nuk e kanë votuar. Një sinjal i qartë ky nga demokratët për Bashën, për spastrimin nga radhët e tyre të emrave të lidhur ngushtë me korrupsionin dhe largimin e Berishës, pas shpalljes së tij 'Non grata' nga SHBA.

Ky mesazh vjen vetëm pak ditë përpara se të nis sesioni i ri parlamentar e teksa Berisha i ka dalë hapur kundër SHBA-së duke thënë se do të rikthehet në Kuvend, ndërsa Basha hesht!

Postimi që i ka bërë like Malltezi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari: 18/12/2021 22:21

    I q..u argiten tani I perjashtohen babain dhe burrin....me te tall dibroni pa din e pa imon eshte kulmi I durimit.......

    Përgjigju
  • ......: 02/09/2021 16:14

    A more leje tek Argitusha per kete LIKE ??????? .....Kujdes , mos bej gabime dhe veprime te pamenduara mire!!!!! MIQESIA E VJETER.........!!!!!!

    Përgjigju
  • tironci: 01/09/2021 21:11

    leje e tullac se na e mbushe mendjen tani qe urrehesh me lylximin,,, te ka mesuar mir baba salihu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë