Pavarësisht se Lulzim Basha deklaroi 3 ditë më parë përjashtimin e tij, ish-lideri Sali Berisha ka dorëzuar në Kuvend shkresën se është pjesë e grupit parlamentar të PD.
PD sot konfirmoi se grupi parlamentar i PD ka në përbërjen e saj 44 deputetë me kryetar Alfred Rrushaj dhe në të nuk ndodhej Sali Berisha i cili u përjashtua nga grupi pak ditë më parë. I pyetur nga gazetarët në lidhje me kërkesën e Berishës, kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj tha shkurt se "Ne do ndjekim çdo rregull".
Lajmi kryesor:
LSI 'mollë sherri' mes PS dhe PD për komisionet parlamentare! Demokratët e nisin me bojkot Kuvendin, largohen pa votuar, ikën dhe Berisha! Nxehet Basha, akuza Nikollës: Je manekin, turp t'ju vijë
