TIRANË, 15 Nëntor/ATSH/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të tij nëpër qytetet e Shqipërisë për t'i paraprire protestës së 22 nëntorit, është shprehur se "varfëria ekstreme, papunësia, terrori policor janë modeli i kësaj qeverie".
Në takimet e zhvilluara me kryetarin e PD-se, banorët e kanë njohur me gjendjen tejet të vështirë ekonomike që po kalojnë. Sipas tyre, ata e kanë të vështirë të sigurojnë edhe bukën e gojës, ndërsa çdo ditë përballen me terrorin policor për faturat e energjisë elektrike, të cilat në shumicën e rasteve janë abuzive.
"Vende pune jo, rritje rrogash jo, rritje pensionesh jo, rritje e çmimeve dhe faturave, ky është modeli qeverisës", është shprehur Basha./i.v//a.ke/