'Partia Demokratike kurrë nuk mund të djegë mandate, zoti Murrizi qoftë zonja Hajdari qenë dy deputetë që nuk u pajtuan me vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandatave dhe unë nuk fajësoj fare Rudinen por fajësoj Bashën, është qëndrimi më tradhëtar që është bërë ndaj zgjedhësve.'- thotë Berisha.
Dy ditë më parë Sali Berisha u thotë përsëri demokratëve se Lulzim Basha i tradhtoi, pasi vendosi të djegë mandatet e deputetëve në 2017, ç’ka ndikoi në fitoren e tretë të Edi Ramës. E vërteta në fakt është ndryshe, pasi ka qenë Sali Berisha, ai që e ka artikuluar i pari djegien e mandateve në 18 dhjetor 2017.
'Në parlament me banditë të cilët ju vënë prita deputetëve mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien soleme të mandateve!'- u shpreh Berisha.
Të tilla akuza Berisha i ka artikuluar dhe në takimet e tij të Foltores me demokratët që kur u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Sa më shumë mohon këto të dyja si vendime të padrejta, aq më shumë zhytet në gënjeshtrat që thotë.
Edhe pse mohon dhe përbetohet se ka qenë kundër djegies së mandateve duke ia faturuar të gjithë përgjegjësin Lulzim Bashës, në 2017 Berisha artikulonte krejt të kundërtën.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.4%
-
Jo
83.7%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 3425
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Dilema politike e opozitës: mbijetesë apo riciklim?!
2 Korrik, 21:35
-
Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik
2 Korrik, 11:03
-
Basha, ta bëjë apo mos ta bëjë Partinë e tij?!
1 Korrik, 10:32
-
Mero Baze: Debati për Biden dhe debati për Berishën
30 Qershor, 22:03
-
Ardhja e Ambasadorit të ri të SHBA, Kreshnik Spahiu: Berishës e Metës do iu duket lule Yuri Kim
30 Qershor, 07:51
-
Ylli Pata: Metamorfoza e betonimit të Sali Berishës
29 Qershor, 19:43
-
Kreshnik Spahiu: Ju tregoj se si funksiononte Drejtësia në kohën e Berishës dhe pse SHBA-të e izoluan!
29 Qershor, 09:15
-
Jakin Marena: Berisha s’ka këllqe të arrijë te Rama, bën të ‘fortin’ me Veliajn
28 Qershor, 21:00
-
Censi 2023/ Basha: Procesi i mangët dhe jo transparent! Meta: Të dhëna të trukuara, ndaj u vonua publikimi
28 Qershor, 13:53
-
Basha pa vulë, Kreshnik Çollaku kërkon armëpushim, mund të bashkëekzsistojmë në flamurin e PD-së
28 Qershor, 11:22
-
Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës
27 Qershor, 20:18
-
Berishës nuk i hiqet mandati, debate në ‘Repolitix’! Çaça: Mungon me arsye! Kthupi: Duhej t’i digjej! Karaj: Marrëveshje me Ramën
26 Qershor, 21:37
por kur ska asgje me Rudinen dhe Murrizin pse i perjashtuan nga PD? apo Luli e beri edhe kete?
Përgjigju