Basha: Fatmir Xhafaj ministër
vetëm po kaloi mbi trupat tanë

Basha: Fatmir Xhafaj ministër<br />vetëm po kaloi mbi trupat tanë
TIRANE- Në ditën e 28 të protestës së opozitës, kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimit me ish- të përndjekurit ka kërcënuar për destabilizim duke u bërë thirrje protestuesve që të mos lejojnë Fatmir Xhafajn që të futet në Ministrinë e Brendshme.
 
E ndërsa e akuzoi si hetues të diktaturës komuniste dhe narkotrafikant, lideri i opzoitës deklaroi se Fatmir Xhafaj do të futet në Ministrinë e Brendshme vetëm nëse do të kalojë mbi trupat tanë.
 
Pas zotimit para protestuesve, Basha i bëri thirrje Xhafajt që të tërhiqet nga aventura para se të jetë vonë, ndërsa zgjidhja sipas tij është vetëm qeveri teknike.
 
"Sakrifica e një populli të tërë të izoluar të shtypur ku poetët vareshin në mes të qytetit për një poezi dhe për ata mijëra të rinj dhe të reja të klonuar në kufijtë e Shqipërisë sepse ndiqnin ëndrrën e lirisë që gjendej jashtë diktaturës, rrezikon të përdhoset nga një kryeministër nip i Byrosë Politike të Enver Hoxhës, i cili nuk u mjaftua me gjëmën e kriminalizimit dhe drogës, por ka vendosur t’i propozojë shqiptarëve për Ministër të Brendshëm, një nga hetuesit më famëkeq të diktaturës së Enver Hoxhës, një njeri që ka torturuar me duart e tij djem dhe vajza të Krujës, një njeri që pasi hoqi kostumin e hetuesisë, veshi bashkë me vëllanë e tij kostumin e narkotrafikantit të kokainës, ky është Fatmir Xhafaj.
 
Shqiptarët e dinë se Fatmir Xhafaj ka qenë ujk i vjetër i diktaturës dhe narkotrafikut. Nga ky shesh le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafa nuk kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë. I bëj thirrje Xhafës, që të tërhiqet nga aventura që ka nisur. Ai nuk do të jetë ansjë minutë Ministri i Brendshëm i shqiptarëve
" deklaroi Basha. 
 
Ndërkohë që dje Basha i bëri thirrje edhe Presidentit të Republikës, Nishani që të mos e dekretojnë Fatmir Xhafajn në postin e Ministrit të Brendshëm që është propozuar. 

Fatmir Xhafaj u emërua ministër i Brendshëm nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë pas lirimit nga detyra të Saimir Tahirit.

Xhafaj është një ministër i vlerësuar nga ndërkombëtarët, ai ka qenë pjesë e hartimit të Reformës në Drejtësi si dhe kryetar aktual i Komisionit të Ligjeve.



Basha sqaron: Shtyrje zgjedhjeve nëse e kërkon qeveria teknike
Ndërkohë që në një prononcim për mediat nga çadra, Basha sqaroi deklaratat për shtyrjen e zgjedhjeve duke deklaruar se nuk ka asnjë tërheqje nga kushti për qeverinë teknike, por nëse qeveria me bazë të gjerë (nëse krijohet) do të vendosë për shtyrjen e zgjedhjeve, ai tha se është dakord.
 
"Nuk ka tërheqje nga kushti për qeveri teknike. Ultimatumi mbetet qeveria teknike. Nëse në kuadër të detyrave që qeveria teknike duhet të bëjë për të siguruar standardet do kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, PD absolutisht nuk do të jetë kundër kësaj. Por mos lejoni të zuzarët të tërheqin vëmendjen nga kushti kryesor, qeveria teknike" tha Basha sot.

Sqarimi i sotëm erdhi pas deklaratës së djeshme të Bashës, që deklaroi se “Nuk është e pamendueshme që për hir të standardeve zgjedhore, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të shikohet edhe shtyrja e zgjedhjeve.
 
Por, për ne, nuk ka rëndësi se kur mbahen zgjedhjet, rëndësi ka si mbahen zgjedhjet.
 
Zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me standardet Europiane, të lira dhe të ndershme
”, ka thënë Basha të enjten.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0