TIRANE - Marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian është festuar më vete nga Bashkia e Tiranës, 30 minuta para ceremonisë së Kryeministrisë të organizuar në Pallatin e Brigadave. Edhe pse kishte një ftesë nga kreu i qeverisë Rama për të qenë në kremtimin për statusin, kryebashkiaku Basha organizoi ceremoninë festive pranë Amfiteatrit të Liqenit Artificial në Tiranë.
Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, në çelje të koncertit festiv, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shprehu vlerësime për të gjtihë ata që kontribuan drejt këtij hapi të rëndësishëm për Shqiëprinë, duke veçuar rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Bëhemi gati të hedhim hapat e tjerë, por kemi mbyllur një hap të madh. Sot është ditë e gëzuar për shqiptarët që kanë ëndërruar për Shqipërinë europiane. Ditë për të përkujtuar ata që sakrifikuan kaq shumë, edhe jetën për Shqipërinë e lirive. Ky koncert modest por domethënës është falenderim për shqiptarët që u flijuan për idealet europiane. Statusi, i dedikohet shumicës dërrmuese eurpionasite të shqiptarëve që s’rreshtën së besuari, që sakrifikuan interesat e ngushta personale për një interes të madh kombëtar. Rruga nuk ka mbaruar nëj pjesë e rëndësishme e saj është përpara nesh. Uroj ta shijoni këtë ngjarje festive, ata që kanë pasur mundësinë të vijnë, apo ata që janë ndaluar të vijnë. Të festojmë të gjithë sëbashku!”, tha Basha në fjalën e tij, ndërsa më tej vijoi ceremonia festive me kënge e pjesë të ndryshme muzikore.
Berisha i pranishem ne feste, nuk shkon ne ceremonine e Rames

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO