
Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se Europa i ka mbyllur dyert e saj për vendin tonë për shkak se Edi Rama ka emëruar kriminelë në parlament.
"Kurrë më shqiptarët nuk do të largohen nga vendi si klandestinë nga vendi i cili drejtohet nga krybanditi. Tani ka ardhur koha e një beteje vendimtare për një betejë jetë a vdekje për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa. Europa i ka mbyllur dyert e ssaj sepse Edi Rama ka emëruar horra dhe hajdutë për librin Guiness si Vangjush Dako me shokë, ka përqëndruar të gjithë buxhetin në duart e tij. Dyert e Europës i ka mbyllur Edi Rama sepse në Europë nuk shkohet pa zgjedhje të lira por me një parlament të njerëzve dhe me njerëzit", tha Basha.
Lajmi kryesor:
Pas letrës publike të Ramës, Basha: Nuk ka dialog por referendum, përballje në çdo qendër e kuti votimi











