Nga Durrësi, lideri demokrat Lulzim Basha iu përgjigj ftesës së kryeminstrit Edi Rama për dialog. Basha tha se Edi Rama propozon kapitullim të popullit para krimit më 30 qershor, ndërsa theksoi se do të ketë përballje me çdo qendër votimi.

Basha deklaroi se pranon vetëm një dialog, atë kombëtar ku të vendosë referendumi popullor.

Ai akuzoi kryeministrin se ka kapur të gjitha pushtetet dhe institucionet teksa deklaroi edhe njëherë se largimi i tij do i hapë rrugë zgjidhjes së krizës politike.

Kryedemokrati deklaroi se tashmë nuk ka asnjë hap pas në betejën për kauzën për Shqipërinë si e gjithë Europa, pasi Partia Demokratike sipas tij nuk zgjedh rrugën e pazarit  dhe nuk pranon teatër mbi interesat e shqiptarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:50
Basha: PS është në gjendje kome, beteja jonë do vazhojë deri në fund

1558547508_BASHA2.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se largimi i Edi Ramës do i hapë rrugë zgjidhjes së krizës.

"Largimi i Edi Ramës do i hapë rrugë zgjidhjes së krizës. Fjalën e fundit do e kenë shqiptarët përmes një sistemi kombëtar me lista të hapura. Pse jo edhe presidenti të zgjidhet nga populli. Duhen referendume për gjithçka që kanë të bëjnë me jetën. Vetëm kështu do parandalojmë që makthi më i zi i shqiptarëve jo thjesht të largohen por të mbeten në arkivat e zeza të historisë që të mos dhunohet më kushtetuta. Propozimet tona janë për të gjithë shqiptarët por nuk kemi ende një kundërshtar politik. PS është në koma dhe përfaqëson interesa kriminale. Beteja duhet çuar deri në fund. Dhe për këtë sakrifica që keni bërë deri më sot duhet të vazhdojë. Nuk kam ardhur t'iu premtoj luks, por ne i dimë plagët e ekonomisë", u shpreh Basha.

Ora 19:47
'Uragani' i Bashës në Durrës?! Ja sa mbështetës janë në Pallatin e Sportit

 

Ndonëse kapaciteti maksimal i Pallatit të Sportit në Durrës "Ramazan Njala" shkon nga 1 mijë deri në 1.500 vende, kryetari i Partisë Demokratike e quajti takimin me "numra të padëgjuar prej dekadash". Një uragan, siç ai u shpreh gjatë takimit me mbështetësit e djathtë brenda në ambientet e Pallatit të Sporteve. Por se sa ishte pjesëmarrja e këtij uragani, e sjellim përmes këtyre fotove shkëputur nga transmetimi Live i takimit në pamjet  me regji të Partisë Demokratike, transmetuar drejtpërdrejt në Facebook të partisë.

"Dje nuk u përmbajta dot nga emocionet që më shkaktoi pritja në Berat. Sot jam i shtangur dhe i pafjalë nga ky uragan. Ky uragan që nisi në Maminas me pritjen madhështore. Ja tek jemi sot, nga zërat tuaj, nga kraharorët e durrsakëve të lirë po troket ora e ndryshimit", u shpreh Basha.

Ora 19:40
'Zgjedhje nuk ka', Basha: Në 30 qershor përballje në çdo qendër votimi

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi nga Durrësi se në 30 qershor nuk do ketë zgjedhje pasi do bëhet përballje në çdo qendër votimi për të penguar zhvillimin e tyre.

"Nëse do ketë zgjedhje në 30 qershor do ketë përballje në çdo qendër votimi.  Nderi dhe detyra jonë është t'i prijmë kësaj përballjeje. Për shqiptarët e thjeshtë kjo është një çështje ekzistence. Kjo betejë bëhet për t'i dhënë fund një sistemi politik që iu ka rritur çmimin e naftës, energjisë, ka sjellë pensionistët në ditën më të zezë. Ka sjellë studentët në sistemin më të dobët arsimor", u shpreh Basha.

Ora 19:35
Basha: Rama propozon kapitullimin e Shqipërisë

Duke iu përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog, lideri demokrat Lulzim Basha tha nga Durrësi se ai propozon kapitullimin e vendit. 

"Për gjashtë vite e gjysëm ne e kemi luftuar klëtë betejë në ditë të mira dhe të vështira, kur na përqeshnin.  Ne e kemi luftuar këtë betejë jo për interesat tona por të bindur se pa i dërguar para drejtësisë kriminelët Shqipëria nuk mund të shkojë drejt Europës. Misioni ynë është një mision kombëtar, kur vijnë momente i ky i sotmi kur një parti e madhe duhet të vendosë nëse do të zgjedhë rrugën e pazarit me të keqen pao rrugën e vështirë në betejën për njerëzit. Ne e kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik. Ne nuk luajmë. Edi Rama ne nuk pranojmë teatër mbi interesat e shqiptarëve. ne kemi një mision që nuk i takon një partie të jashtëzakonshme por jemi bashkimi që hodhi dikaturën e Enver Hoxhës. Ne jemi bashkimi që do ta shembë këtë me çdo çmim dhe çdo sakrificë.

Vëllezër dhe motra para nesh janë dy dilema, kapitullim apo përballje deri në fitore. Edi Rama vodhi zgjedhjet dhe po vjedh Shqipërinë. Rama na propozon kapitullimin që të bëjmë sehir me 30 Qershor. 1.4 mln shqiptarë nuk kanë karta idenitieti. Severi ka rënë dhe regjistri manipulohet nga sejmenët e pushtetit. Rama propozom zgjedgje kur kriminelë nga Artur Bushi dhe Tërmet Peçi rikandidojnë kur në fakt duhet të ishin para drejtësisë. Këtu në Durrës sjell një asistent hajdute të Vangjush Dakos, tashmë kur atë po e përpin vorbulla e drejtësië. E gënjen mendja që do t'i shpëtojë drejtësisë. Por Rama e gënjen se ai do shkojë prapa hekurave.

Propozon Ballën dhe Gjiknurin si rojtarë të ngjarjes. Keni rënë sjukë. Balla dhe Gjiknuri kanë ushtruar presion mbi KQZ që të mos regjistrojnë anëtarët e opozitës në KZAZ. Në propozon një proces të parregullt. Rama do kapitullimin pa kushte që ne të ulim kokën edhe pa garë vetëm për pushtetin dhe karrigen e tij. Ai i shërben vetëm pushtetit të tij dhe për këtë arsye ka shkelur ligjin. Do të sakrifikojë fëmijët tuaj për pushtetin e tij korruptiv", u shpreh Basha.

Ora 19:35
Basha flet me bindje: Europa ia ka mbyllur dyert Shqipërisë

1558545624_lulzimbasha.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se Europa i ka mbyllur dyert e saj për vendin tonë për shkak se Edi Rama ka emëruar kriminelë në parlament.

"Kurrë më shqiptarët nuk do të largohen nga vendi si klandestinë nga vendi i cili drejtohet nga krybanditi. Tani ka ardhur koha e një beteje vendimtare për një betejë jetë a vdekje për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa. Europa i ka mbyllur dyert e ssaj sepse Edi Rama ka emëruar horra dhe hajdutë për librin Guiness si Vangjush Dako me shokë, ka përqëndruar të gjithë buxhetin në duart e tij. Dyert e Europës i ka mbyllur Edi Rama sepse në Europë nuk shkohet pa zgjedhje të lira por me një parlament të njerëzve dhe me njerëzit", tha Basha.