Basha surprizon: Ia kërkuam vetë prokurorisë hetimin e PD-së (VIDEO)

Lulzim Basha dëshmoi në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë, ndërsa në dalje deklaroi për mediat se PD-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj. Basha surprizoi me deklaratën e tij, kur u shpreh se hetimi i nisur prej një viti e gjysëm bëhet me kërkesë të PD-së nëse janë plotësuar si duhet formularët e deklarimit në KQZ. 'Jemi thirrur si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi i hapur prej një viti e gjysmë  bëhet mbi bazën e nenit 190 mbi plotësimin e formularëve të deklarimit në KQZ. Cështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto formularë janë mbushur apo jo si duhet, ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet që është investuar qeveria, e cila e  aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevojë politike. Ka një vit e gjysmë ky hetim dhe 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet dhe nga SHBA dhe Britania, Skocia, që vërtetojnë që asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA apo Britani. I kam kërkuar prokurorisë ti bëj publike përgjigjet e ardhura. Sot jam njohur me letër porositë, PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj" deklaroi ai.
 

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës
Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë, për gjithësecilin prej jush sot këtu dhe, përmes jush, të gjithë qytetarët, se hetimi i hapur tashmë prej një viti e gjysëm bëhet mbi bazën e nenit 190 për çeshtjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Pra çeshtja që po hetohet me kërkesë të Partisë Demokratike, është nëse këta formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria e cila e aktivizon këtë hetim, sa herë i duhet për nevoja politike.

Ka një vit e gjysëm që ka nisur ky hetim, ka më shumë se gjashtë muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia, të cilat vërtetojnë se as Partia Demokratike, as një drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në Britaninë e Madhe.

Ndaj i kam kërkuar prokurorisë dhe ju nxis ju t’i kërkoni t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Pyetje: Kur jeni njohur me letërporositë?
Basha: Sot

Pyetje: Çfarë thoshin letërporositë?
Basha: Unë edhe njëherë ju nxis t’i kërkoni prokurorisë të bëjë publike përgjigjet e ardhura prej më shumë se gjashtë muajsh nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.


Lajmi kryesor:

Një orë dëshmi për lobimin në SHBA/ Basha surprizon: Ia kërkuam vetë prokurorisë hetimin e PD-së


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë