Vrau Pjerin Xhuvanin, Basha për Arbër Paplekajn: Oficer i shquar në Afganistan! Ja çfarë tha kur u vetëdorëzua

Vrau Pjerin Xhuvanin, Basha për Arbër Paplekajn: Oficer i shquar në Afganistan! Ja çfarë tha kur u vetëdorëzua

1560507315_lulzimbasha.jpg

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sërish ngjarjen e rëndë që u regjistrua dje në Elbasan, ku Pjerin Xhovani u vra nga Arbër Paplekaj, ndërsa mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë.

Në "Open", Basha tha se ngjarja mund të ishte shmangur, nëse prokuroria dhe policia do të kishin bërë detyrën e vet nuk do të kishte viktimë në Elbasan.

"Për tetë vite me radhë Elbasnai ka qenë  nën sundimin bandave që kanë bërë aleancë me Edi Ramën. Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar dhe do të ishte parandaluar nëse Edi Rama nuk do kishte dështuar tu jepte shqiptarëve shtetin e së drejtës. Personi i cili dyshohet se është një nga shkrepësit është vetëdorëzuar në polici. Policia nuk ka zbardhur kush ka qëlluar i pari. Bandat janë bërë bashkë me Edi Ramën. Si rezultat kemi këtë ngjarje. Nëse policia nuk do të ishte e përulur para bandave dhe nuk do të kishte qëndruar aty pa bërë asgjë…nëse prokuroria, policia do të kishin vepruar nuk do të kishte pasur viktima. Nëse policia do të kishte bërë atë që bëri sot në Dibër nuk do të kishte viktima. Kemi një polici nën presion. Nuk ka asnjë justifikim për krimin e rëndë elektoral. Padiskutim drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Duhet të çlirohen nga presioni politik. Nëse policia do të ishte bërë punën e saj kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur, tha Basha.

Po ashtu, kreu i PD-së ka dhënë edhe versionin e tij të dëshmisë së Arbër Paplekajt pasi u dorëzua në polici, version që sipas tij, ia kishin thënë "miqtë ndërkombëtarë". Po ashtu, Basha tha se Paplekaj ka qenë oficer i shquar në Afganistan.

“Do ta them tani versionin, ma kanë thënë burime nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Abrër Papleka ka qenë një nga njerëzit më të stërvitur të RENEA-s. Ai ka stërvitur edhe ekipin në Afganistan. Është vetëdorëzuar, është i vetmi që është vetëdorëzuar. Ka shkuar atje dhe ka thënë: ;urdhëroni pistoletën time, urdhëroni, merreni bëni provën balistike, nuk e di nëse kam vrarë por kam qëlluar për vetëmbrojtje.' Nga burimet e partnerëve strategjikë që e njohin oficerin Paplekaj, i RENEA-as, i shquar në Afganistan ku ka trajnuar dhe ka qenë në një prej misioneve dhe po ju them që ai është i vetmi i vetëdorëzuar dhe ka thënë, jam përfshirë, arma ime është me licensë”, deklaroi Basha.


Lajmi kryesor:

Struktura e armatosur e PD, Basha në kundërshtim me Bardhin, përpiqet të justifikohet: S'janë ish-policë, por qytetarë të thjeshtë! Ne s'kemi përgjegjësi politike


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë