/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim përfaqësuesit e FMN, Nadeem Ilahi dhe Jens Reinke, me të cilët ndau shqetësimin mbi situatën e sektorit energjetik në vend.
Basha, tha se nuk ka një reformë në sektorin energjetik, por thjesht një masë shtrënguese në kurriz të shqiptarëve, duke rritur cmimin e energjisë, duke ua ndërprerë energjinë atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë, pasi janë pa punë dhe në mjerim ekonomik, si cilësojë mungesën e transparencës që tregon qeveria në lidhje me rritjen e cmimit të energjisë.
"Eshtë vetë qeveria që nuk shprehet se sa do të rritet cmimi, ndërkohë që KESH, OST dhe OSHE që janë agjensi shtetërore, kanë dërguar kërkesat për rritje çmimi. Pra, nga njëra anë qeveria kërkon rritje çmimi dhe nga ana tjetër nuk po ia thotë shqiptarëve sesa do të rritet çmimi", u shpreh Basha.
Po ashtu, Basha u kujtoi përfaqësuesve të FMN, se qeveria erdhi në pushtet me premtime si ulja e çmimit të energjisë, heqja e TVSH-së për energjinë, por nuk bënë asgjë përkundrazi e rritën çmimin e energjisë. Ndërsa, duke u ndalur në buxhetin e vitit 2015, Basha u shpreh i shqetësuar për faktin se janë rritur shpenzimet qeveritare ndërkohë që janë ulur investimet, janë ulur fondet për mbështetjen sociale, nuk është shtuar numri i infermierëve apo mësuesve, por i policëve dhe i punonjësve të INUK.
"Rritja e re e taksave është e papranueshme ndërkohë që rritja e një viti më parë ka dhënë pasoja dramatike në ekonominë e vendit. Një rritje e re do të thellojë recesionin e do të ketë pasoja katastrofike", pohoi Basha.
/Shqiptarja.com