Lideri demokrat Lulzim Basha e shmangu përgjigjen nëse u ka kërkuar kryebashkiakëve të PD-së të lirojnë ose jo zyrat për pasardhësit socialistë të zgjedhur nga 30 qershori. Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes të Kolegjit të Kryetarëve, kryedemokrati Lulzim Basha nuk dha përgjigje për këtë fakt, dhe u ndal vetëm në bërjen publike të datës 8 korrik për protestën e radhës kombëtare të PD-së kundër qeverisë. Këtë pasdite, para kryetarëve të PD-së në rrethe, Basha takoi në selinë blu kryetarët e bashkive. Disa prej tyre folën për mediat duke thënë se nuk kanë ndërmend të lirojnë zyrat për të zgjedhurit e rinj nga 30 qershori, dhe se ata nga ana e tyre janë gati të shkojnë në zgjedhje më 13 tetor, një datë kjo e dalë nga dekreti i dytë i Metës që nuk është pranuar nga Basha. Kryebashkiakët u pyetën nga gazetarët nëse ky vendim është edhe i kryetarit Basha, por ata lanë të kuptohet se qëndrimet kanë qenë totalisht të kundërta, kur thanë se në këtë vendim nuk ka lidhje Lulzim Basha.
Pyetje: Zoti Basha, keni pasur dy takime me kryetarët e bashkive dhe kryetarët e degëve të PD. A ka një vendim në lidhje me lënien e zyrave nga kryebashkiakët tuaj dhe a u vendos një datë për protestë?
Basha: Dua të falendëroj nga zemra edhe njëherë mbi 85 përqind të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Dua ti ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20.00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane. Të gjithë bashkë ditën e hënë në orën 20.00 në Tiranë. Faleminderit!
Lajmi kryesor:
Më 8 korrik opozita në protestë! Kryebashkiakët e PD nuk i lirojnë zyrat dhe shkojnë kundër Bashës: Gati për zgjedhje më 13 tetor /VIDEO
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35