TIRANË - Ambasadori i BE në Shqipëri, Ettore Sequi i ka dorëzuar sot në orën 18:00 Progres-Raportin e KE-së për marrjen nga Shqipëria të Statusit të vendit kandidat, edhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. Sequi ka theksuar se "duhen pohuar dhe njohur edhe meritat e qeverisë pararendëse", si dhe bëri thirrje për gjithëpërfshirje, bashkëpunim dhe dialog". Ndërsa Basha ka ftuar qeverinë të festojë, "të lërë mënjanë modestinë e atij që nuk feston", "të lërë mënjanë nihilizmin", të falenderojë opozitën" etj. Basha premtoi mbështetjen e opozitës për çeljen e negociatave me BE-n
SEQUI: TË POHOJMË MERITAT E QEVERISË SË MËPARSHME
"Të pohojmë se njohim meritat e qeverisë së mëparshme dhe opozitës aktuale në integrimin. Ne besojmë se procesi i integrimit është proces kombëtar, për të cilin kërkohet pjesëmarrja e të gjithëve", theksoi Sequi.
Duke shtuar se "për integrimin kërkohen fjalët kyçe; gjithpërfshirje, bashkëpunim dhe dialogu". Sequi ka shfrytëzuar këtë rast për të falenderuar ish-ministren e Integrimit dhe kryetaren e Komisionit parlamentar për Integrimin, Majlinda Bregu "me të cilën kemi pasur mundësinë dhe shansin të bashkëpunojmë në të kaluarën dhe do vijojmë të bashkëpunojmë për të arritur gjëra më të mëdha në të ardhmenl kjo është dhe çfarë unë besoj", tha ndër të tjera Sequi.
BASHA: FTON QEVERINË TË FESTOJMË, TË PUNOJMË PËR ÇELJEN E NEGOCIATAVE
Kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh:" Dua të falenderoj ambasadorin Sequi dhe delegacionin e BE në Tiranë, për punën dhe përkushtimin me të cilën asistojnë integrimin e Shqipërisë. PD e vlerëson këtë progres si fotografim realist i përparimit të Shqipërisë dhe ecuria e reformave të ndërmarra nga PD dhe qeveria e mëparshme".
"Progres Raporti thekson se Shqipëria ka bërë ndryshime rrënjësore në të gjitha fushat; si drejtësi, dogana, tatime. Arriti të ruajë stabilitetin makro-ekonomik në një kohë krize. Progres-Raporti përgënjeshtron me fakte nihilizimin e kryeministrit që po bën fushatë nxirëse dhe mohuese në vend që të qeverisë. Përshendës dhënien e statusit tani që miratimi i 3 ligjeve në Kuvend është kryer", ka theksuar Basha.
"Një vëmendje në Progres-RaportI i dedikohet edhe zhvillimit të zgjedhjeve, kur PD edhe në kushtet e një bojkoti ia doli t’i organizojë me sukses të plotë. Është ky progres, që e bindi KE për të propozuar dhënien pa kushte të statusit të vendit kandidat. Sot është një ditë e gëzuar për mbarë qytetarët, që mbështesi prej vitesh në mënyrë konstante dhe unanime integrimin në BE. Në këtë ngjarje është e ftuar të gëzojë dhe qeveria, edhe pse nuk i bëri detyrat e saj kur ishte koha", shtoi kreu i PD.
Basha ka shtuar se "nuk ka sens që Kryeministri të bëje sot modestin qe nuk gezon, kur nuk ka akoma punë për të treguar. Nuk ka sens të mburret se nuk po shan opozitën e tij, kur sot është dita për t’i drejtuar një falënderim publik kësaj opozite që përgatiti kur ishte në qeveri marrjen e statusit. Por ky nuk është moment për të rënë në vetkënaqësi. Kjo është koha për të parë drejt së ardhmes që na pret për të hapur sa me shpejt negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Partia Demokratike zotohet për të bërë gjithçka për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shqipëria e meriton. Shqiptarët e meritojnë".
"Tashmë kryeministri Rama ka një sfidë madhore përpara që të dalë nga sindroma e vitit zero, e të ndalë panikndjelljen, alarmpërhapjen se Shqipërinë e paska marrë në gjendje katastrofike e alarmante, siç pëlqen ta cilësojë. Dhe me pas të bindë edhe vendet anëtare të Bashkimit Europian se ai është seriozisht i angazhuar për të ecur përpara në procesin e integrimit europian të vendit. Qeveria dhe Kryeministri Rama duhet të bëjnë të tyren. Për këtë arsye duhet te përmbushin kërkesat e BE-së për hapjen e negociatave ku spikasin dy parime të pakapërcyeshme të Europës siç janë, shteti i së drejtës dhe gjithpërfshirja nëpërmjet dialogut te politik. Partia Demokratike përshëndet fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për Kosovën, duke shpresuar që ato të mbyllen sa më shpejt", përfundoi deklaratën e tij kreu i opozitës, Lulzim Basha.
BASHA NË KONVENTËN E VENDORËVE: STATUSI ISHTE I GATSHËM NË TAVOLINË NGA NE
"Mazhoranca e para 23 qershorit plotësoi kushtet dhe kriteret per te merituar statusin e vendit kandidat. Statusi është i gatshëm në tavolinë dhe kjo qeveri nuk ka çfarë të bëjë tjetër vetëm të shkojë në Bruksel e ta marrë në emër të shqiptarëve". Kështu e ka komentuar Statusin e vendit kandidat për Shqipërinë nga BE, Lulzim Basha gjatë Konventës Kombëtare të të zgjedhurve vendorë.
“Partia Demokratike plotësoi një nga një të gjitha kriteret dhe kushtet. Statusi, i cili pritet i gatshëm në tavolinë dhe që kjo qeveri, nuk ka çfarë të bëjë tjetër vetëm të shkojë në Bruksel e ta marrë në emër të shqiptarëve. Për ne, pushteti nuk ka qenë e nuk do të jetë ndonjëherë qëllim në vetvete. Mirëqenia, zhvillimi dhe integrimi i vendit tonë në Europë kanë qenë dhe janë qëllimet e politikës sonë. Duke fituar statusin, falë standardeve që vendosëm dhe zgjedhjeve që zhvilluam në 23 qershor, ne kemi arsye të plota të reklamojmë protagonizmin tonë në arritjen e një suksesi të ri historik në rrugën e integrimit europian të vendit, duke ndarë këtë gëzim të ligjshëm me të gjithë qytetarët shqiptarë”, u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com