TIRANE - Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave që kanë ardhur në drejtim të tij, lidhur me vendimin për ndërtimin e kompleksit 17 katësh tel Liqeni Artificial në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha, pavarësisht akuzave ndaj tij, shprehet se koha e betonizimit të Tiranës ka përfunduar. Sipas tij po ndërtohet me vizion kryeqendra evropiane e shqiptarëve.
“Koha e 'Vajmedetit' ne Tirane ka perenduar. Bashkia e Tiranes crrenjosi historine e dhunes, frikes, gjobave, klientelizmit korruptiv dhe betonizimit progresiv te qytetit. Qeverisja jone bazohet tek liria, transparenca dhe respektimi i te drejtave te te gjithe kryeqytetasve. Ne qeverisim me koncepte te qarta, me plan rregullues, me raporte europiane te zhvillimit te qendrueshem dhe ruajtjes se mjedisit rrethues. Ne ndertojme me vizion kryeqendren europiane te shqiptareve. Ne projektojme bulevarde te reja, infrastrukture metropolitane dhe investime qe hapin portat e zhvillimit. Me durim ne do t'i flakim tej edhe mbetjet e fundit te se vjetres qe po perendon. Tirana qe hodhi diktaturen, do te triumfoje edhe mbi bllokaden e nipave te komunizmit.” shkruan Basha në Facebook.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com