Basha: Fuqia blerëse në kuotat më
të ulëta, shkak varfëria e papunësia

Basha: Fuqia blerëse në kuotat më<br />të ulëta, shkak varfëria e papunësia
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se të dhënat e më të fundit zyrtare të INSTAT për 6 mujorin e parë të këtij viti tregojnë se ekonomia është zhytur edhe më shumë në krizë. Sipas Bashës, konsumi ka rënë e gjithashtu edhe prodhimi në vend ka rënë.

"Deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% me i lartë sesa në qershor 2015. Eksportet 6.4% me të ulëta se një vit më parë.  Importet në qershor 2016, rezultojne 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës.  Ndërsa në nivel 6-mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar-qershor 2015. 

Këto janë të dhënat që tregojnë luftën e biznesit për të prodhuar, për të ekzistuar madje, nën tutelën armiqësore e të dhunshme të një qeverie që vetem rrit taksat, shton gjobat, ngren çmimet e e energjisë dhe naftës, dhe nuk kryen asnjë punë, asnjë shërbim
", është shprehur Basha.

Sipas tij, shkak për këtë situatë është varfëria, papunësia si dhe taksat e larta të cilat kanë çuar në mbylljen e bizneseve. 

"Taksat e larta, korrupsioni, dhe armiqësia ndaj punës dhe prodhimit mungesa e besimit dhe i kanë marrë frymën biznesit, duke e detyruar atë të mbyllet, ose të shkurtojë vendet e punës, duke sjellë këto rezultate.

Fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave.

Kjo është vepra e vërtetë e keqqeverisjes së Edi Ramës prandaj ai rreket me çdo çmim ta heqë debatin nga hallet e vërteta të njerëzve me llomotitjet e konfliktit politik
", ka deklaruar Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com​

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv