Duket se kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur fushatën, pavarësisht se mazhoranca i bëri të qartë që zgjedhjet do të jenë në 2021. Nga Elbasani, ku u takua me biznese dhe qytetarë, Basha tha se do të fitojnë zgjedhjet.
Basha tha se vëmendja e Partisë Demokratike do të jetë tek ekonomia, duke garantuar një jetë normale për të gjithë shqiptarët.
"Në Elbasan si kudo në Shqipëri, RAMAVIRUSI po e shkatërron ekonominë, ka varfëruar qytetarët dhe po falimenton biznesin e vogël. Sipërmarrësit e vegjël në Elbasan vuajnë mungesën e ndihmës, si gjatë dhe pas pandemisë. Faturat e larta të energjisë dhe të ujit, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin qepenat dhe të shtojnë radhët e të papunëve.
Vëmendja jonë është dhe do të mbetet tek ekonomia. Sepse për ne është jetike garantimi i një jete normale për të gjithë shqiptarët. Ne do t'i fitojmë zgjedhjet me shqiptarët e për shqiptarët në mënyrë që me planin tonë të ndërtuar bashkë me shqiptarët t'i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike të krijojmë mundësi për punë e mirëqënie e t'ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve", tha Basha.
Ai nuk ka nguruar që të bëjë edhe batuta për kryeministrin Edi Rama, teksa po konsumonte një bugaçe, mëngjesin tradicional të elbasanllinjve.
"Të keqen e kemi diku tjetër, jo yndyrën, por atë që na rrit taksa dhe s'e lë biznesin që të marrë frymë", tha Basha.
-
Sa turp
Përgjigju -
O trap je bere gaxi botes ne keto sellfie qe ban.Ti je nje dordolec qe as sorrat nuk tremben.
Përgjigju -
Me shkumbe Lulash do fitosh zgjedhjet bashke me te Noc RROKUT.
Përgjigju -
Po me Aurrel nazist bylykderrin e Elbasanit, kete fytyre te urryer te qytetit do ti fitosh zgjedhjet o Basha , harroje...
Përgjigju -
Ah mbaje me shkum o lulash. Nga tre ate me te gjatin do fitosh o qyqar. Larg qoft mos ben CUBI ndonje film si nano ne 2009. Sa te kesh monen mbrapa fito leshin.
Përgjigju











Komente
Komento