Basha: Grabitje, aksidente, një turk u
arratis nga Rinasi, s'ka siguri në vend

Basha: Grabitje, aksidente, një turk u<br />arratis nga Rinasi, s'ka siguri në vend
Kryetari i Partisë Demokratike përmes një deklarate për mediat ka reaguar pas grabitjes së bankës sot në Tiranë, por edhe të dy bizneseve të tjera. Për kreun e opozitës ngjarjet e fundit janë kambana alarmi për pasigurinë ku ndodhet vendi dhe braktisjen që sipas tij i ka bërë Rama detyrës.
 
Dy grabitje biznesesh sot në zëmer të vendit, dhe bastisja e një banke në qendër të Tiranës, janë këmbanat e alarmit që bien papushim, e cdo ditë, për pasigurinë totale dhe braktisjen që Edi Rama i ka bërë me kohë detyrës kryesore që është ofrimi i rendit dhe sigurisë”shkruan ai.
 
Nderkohë, lideri i opozitës është ndalur sërish te denoncimi që sot pasdite bëri Partia Demokratike për një shtetas turk, që sipas tyre është arratisur nga aeroporti i Rinasit.
 
Pa kaluar gjatë raportohet një skandal tjetër i rëndë në Rinas, ku sipas informacioneve është arratisur një shtetas turk të cilit i ishte ndaluar hyrja ne territorin tonë”.
 
Lajm tronditës vrasja e një 17 vjecari e përdhosja e trupit te tij” deklaron Basha për ngjarjen e djeshme, ku trupi i të riut nga Tropoja, Ardit Gjokaj u gjet në landfillin e Sharrës.
 
Në vijim të deklaratës së tij, Basha ka bërë edhe një përmbledhje të numrit të aksidenteve në dy javët e fundit, ku sipas tij janë 20 të vdekur dhe disa të plagosur, ndërsa gjendjen e cilëson si shpartallim të sigurisë.
 
Të plagosur rëndë nga aksidenti në Librazhd, e një i vdekur në Shkodër nga përplasja me makinë, cka e con mbi 20 numrin e jetëve të humbura në rrugë për dy javët e fundit.
 
Ky është shpartallim total i cdo standardi sigurie. Sepse e shpartalluar është qeveria. I dorëhequr de fakto është kryeministri. Ai prej kohesh nuk ka më prioritet qytetarët, por ruajtjen e arave me drogë.
 
Madje ruajtja e parcelave me kanabis dhe vjelja e taksës 30 përqind për cdo rrënjë, është detyra e vetme që i ka lënë kryeqehajait të tij narkoman.
 
Shqiptaret nuk e meritojnë këtë fatkeqësi. Shqipëria meriton rend e siguri. Dhe ne do tja japim. Krimi do te shtypet. Politikanët e lidhur me të do të kenë të njëjtin fat. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën
”mbyll deklaratën e tij për mediat kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

 Deklarata e plotë
Dy grabitje biznesesh sot në zemër te vendit, dhe bastisja e një banke në qendër të Tiranës, janë kambanat e alarmit që bien pa pushim, e çdo ditë, për pasigurinë totale dhe braktisjen që Edi Rama i ka bërë me kohë detyrës kryesore që është ofrimi i rendit dhe sigurisë. Ndërkohë pa kaluar gjatë raportohet një skandal tjetër i rëndë ne Rinas, ku sipas informacioneve është arratisur faqe policisë një shtetas turk të cilit i ishte ndaluar hyrja në territorin tonë. Lajm trondites vrasja e një 17 vjeçari e përdhosja e trupit te tij. Të plagosur rënde nga aksidenti në Librazhd, e një i vdekur në Shkodër nga përplasja me makinë, çka e çon mbi 20 numrin e jetëve të humbura në rrugë për dy javët e fundit. Ky është shpartallim total i çdo standardi sigurie.

Sepse e shpartalluar është qeveria. I dorëhequr de fakto është kryeministri. Ai prej kohësh nuk ka me prioritet qytetarët, por ruajtjen e arave me drogë. Madje ruajtja e parcelave me kanabis dhe vjelja e taksës 30 përqind për çdo rrënjë, është detyra e vetme që i ka lënë kryeqehajait të tij narkoman. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë fatkeqësi. Shqipëria meriton rend e siguri. 

Dhe ne do tja japim. Krimi do të shtypet. Politikanët e lidhur me të do të kenë të njëjtin fat. ‪#‎Shqiperia më mirë pa Edi Ramën

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois