Basha ha byrekë me kos në Lushnje: E kam stacionin tim të përhershëm! S'bëj fushatë këtu

Kreu i opozitës Lulzim Basha  pas takimeve që zhvilloi në Divjakë ka bërë një ndalesë në atë që e cilësoi si stacionin e tij të përhershëm për të ngrënë byrekët e famshëm të Lushnjes. Basha u tha të pranishmëve se nuk ka ardhur këtu për fushatë por për të ngrënë byrekët që bëjnë zonjat e nderuara këtu dhe se këtë e ka ndalesë të përhershme kur shkon në jug të vendit.

“Njerëzit nuk e dinë që unë e kamë këtë stacionin që ndaloj gjithmonë. Kur shkojë në Sarandë, Vlorë, madje edhe kur shkojë në Durrës i bie këtej kastile që të marr byrekun tuaj. Këtë e kam stacionin tim të përhershëm. Vij gjithmonë kudo që e kam rrugën për të marrë byrekun tuaj.  Mos kujtoni se kam ardhur për fushatë këtu jam si në shtëpinë time. Sa herë që shkoj në jug këtu e kam pikën e ndalesës. A mundësia ta hapim edhe një në Tiranë", u tha Basha të pranishmëve që ndodheshin në lokal.

Biseda e Bashës me kamarierin:

Basha: Dhalla ka mbaruar që më solle ujë?

Kamarieri: Jo ju kemi sjellë kos dele

Basha: A shumë mirë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:57
Basha vizitë në familjen nga Lushnja kujton kohën kur emigroi: I shkaktova plagë nënës time

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë te një familje në Lushnje ku ka folur për emigracionin dhe largimin e të rinjve si një plagë që po ndodh në vendin tonë. Duke kujtuar edhe kohën ku u largua vetë nga vendi për studime, ai tha se ishte 18 vjeç kur u largua nga vendi dhe i kujtohet ndjesia që i shkaktoi prindërve të tij.

”Të tejkalojmë problemet në këto 8 vite. Më e rëndësishme, mos lejojmë të vidhet e ardhmja e fëmijëve tuaj. Kur flasim për dështim, krizë, ajo që spikat në çdo familje, në një ishin 3 breza, në një 2 breza, në tjetër 4 breza, është padurimi për të ndryshuar. Në Lushnje më pritën me një entuziazëm që a thua se ndryshimi kishte ardhur, në zemrat e tyre po kishte mbërritur por do të ndodhë me votë. Të ndalim largimin e të rinjve që vjen si pasojë e ekonomisë dhe ngecjes së vendit. Plaga që kjo shkakton tek familjet është e paimagjinueshme, këtë ia thotë dikush që është larguar 18 vjeç kur është larguar nga Shqipëria. Unë kam shkuar për studime, por si sot më kujtohet ndjesia që i kamë shkaktuar familje dhe në veçanti nënës time. Do bëjmë gjithçka që të bëjmë ndryshimin, detyrimi për ne është që rinia shqiptare të gjej veten pranë familjes komunitetit dhe vendin tij. Mbaj mend që atëherë nga Greqia, Italia e më tej u kthyen mijëra familje, shumica hapën biznese. Tani kemi shkallë emigracioni si në vitet 90, gjysmë milioni shqiptar i kemi humbur", tha Basha.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 08/04/2021 22:39

    Sa kan ec keta lushnjaret ne kulinari.

    Përgjigju
  • Emigrant: 08/04/2021 21:05

    Ha ha haaaa o luli mos vdeksh kurre se na kenaqe.mbasi luftove komunizmin .i fute edhe nje xhiro ne hollande .pastaj nje xhiro te ndyre ne kosove .edhe na dole ne tirane si minister .ke te forta vallai

    Përgjigju
  • BRSS: 08/04/2021 20:50

    TI NUK EDI KU BIE LUSHNJA PALE BYTEKTOREN O ZAGAR MOS NA U HIQ KAQ POPULLOR

    Përgjigju
  • Emigrant: 08/04/2021 19:25

    Ore kjo byrektorja e metit i ben byreket e mir po qenkan krhy me PD sma hante mendja Un sa her vij ne shqiperi ndaloj dhe ha tek kjo byrektore Por tani nuk ndaloj me

    Përgjigju
  • Like: 08/04/2021 18:34

    Ajo qe mban flamurin e lulkes do te marre kocken me te madhe

    Përgjigju
  • Latif: 08/04/2021 17:34

    Mos harro te mbeshtetesh pak mbas te grenes, se mbase edhe e rrenqeth nej cike!

    Përgjigju
  • lushnja: 08/04/2021 17:20

    Hangri byrek se s'gjeti pilaf, se don pilaf jarani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!