Basha vizitë në familjen nga Lushnja kujton kohën kur emigroi: I shkaktova plagë nënës time

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë te një familje në Lushnje ku ka folur për emigracionin dhe largimin e të rinjve si një plagë që po ndodh në vendin tonë. Duke kujtuar edhe kohën ku u largua vetë nga vendi për studime, ai tha se ishte 18 vjeç kur u largua nga vendi dhe i kujtohet ndjesia që i shkaktoi prindërve të tij.

”Të tejkalojmë problemet në këto 8 vite. Më e rëndësishme, mos lejojmë të vidhet e ardhmja e fëmijëve tuaj. Kur flasim për dështim, krizë, ajo që spikat në çdo familje, në një ishin 3 breza, në një 2 breza, në tjetër 4 breza, është padurimi për të ndryshuar. Në Lushnje më pritën me një entuziazëm që a thua se ndryshimi kishte ardhur, në zemrat e tyre po kishte mbërritur por do të ndodhë me votë. Të ndalim largimin e të rinjve që vjen si pasojë e ekonomisë dhe ngecjes së vendit. Plaga që kjo shkakton tek familjet është e paimagjinueshme, këtë ia thotë dikush që është larguar 18 vjeç kur është larguar nga Shqipëria. Unë kam shkuar për studime, por si sot më kujtohet ndjesia që i kamë shkaktuar familje dhe në veçanti nënës time. Do bëjmë gjithçka që të bëjmë ndryshimin, detyrimi për ne është që rinia shqiptare të gjej veten pranë familjes komunitetit dhe vendin tij. Mbaj mend që atëherë nga Greqia, Italia e më tej u kthyen mijëra familje, shumica hapën biznese. Tani kemi shkallë emigracioni si në vitet 90, gjysmë milioni shqiptar i kemi humbur", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha ha byrekë me kos në Lushnje: E kam stacionin tim të përhershëm! S'bëj fushatë këtu


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!