Basha: Harrojeni, Vetting do
ketë vetëm pas qeverisë teknike

Basha: Harrojeni, Vetting do<br />ketë vetëm pas qeverisë teknike
TIRANË-Protesta e opozitës ka hyrë këtë të diel në ditën e nëntë. 

Opozita vijon prej nëntë ditësh protestën në përpjekje për të detyruar koalicionin qeverisës të dorëzojë pushtetin dhe t'i hapë rrugë krijimit të një qeverie teknike.

PD u shpreh edhe sot e vendosur se nuk do të ketë Vetting por as zgjedhje në Qershor nëse nuk krijohet qeveria teknike. Kjo deklaratë vë në rrezik Reformën në Drejtësi, ku afat për të cilën, ndërkombëtarët përcaktuan këtë javë që po hyn.

Ora 18:39 Protesta, kryedemokrati i Lezhës: Nuk ikim nga sheshi pa fituar betejën
 Kreu i PD-së, dega Lezhë Paulin Marku i ftuar në studion e 'Report Tv' deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga sheshi pa u plotësuar kërkesat për qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
"Opozita nuk tërhiqet nga kauza për qeveri teknike që do të siguronte zgjedhje të lira.
 
Qëndresa jonë në çadrën para Kryeministrisë do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës.
 
Opozita është e mobilizuar në të gjithë vendin
" u shpreh ai. Gjithashtu, Marku akuzoi edhe segmente të caktuara në policinë e Lezhës si të lidhura me krimin dhe që mbrohen nga drejtuesit.



Ora 18:39 Basha: Zoti është me ne, nuk tërhiqemi
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi pasditen e sotme gjatë diskutimit me përfaqësues nga sporti, se nuk do të heqim dorë nga kërkesat deri në realizimin e tyre.
 
"Ne nuk do ta lëshojmë këtë betejë deri në fitore. Duam qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Kampionët e lirisë, faktet dhe argumentet janë me ne. Zoti është me ne, fitorja është e juaja dhe e Shqipërisë.
 
Nuk do të heqim dorë nga kushtet tona deri në realizimin e tyre. Europa na mbështet në kërkesat tona për zgjedhje të lira dhe të ndershm
e"deklaroi Basha. 



Ora 18:35 Kryetari i të rinjve të PPE: Rama duhet të ikë në shtëpi
Kryetari i të rinjve të PPE, Javier Hurtado Mira deklaroi se Shqipëria është e kërcënuar  nga një qeveri socialiste, ndërsa i bëri thirrje Metës të shkëputet nga Rama.
 
Spanjolli Javier Hurtado Mira u bëri thirrje ambasadave që të shohin atë që po ndodh në Shqipëri.
 
"Rroftë Shqipëria e lirë. Unë vij nga Spanja dhe kam qenë shumë herë në Shqipëri.
 
Dua të mos e braktisni këtë luftë me kriminelët. Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër.
 
Edi Rama duhet të largohet nga qeveria. I bëj thirrje Metës, nëse je socialist i vërtetë nxirre Edi Ramën nga qeveria.
 
Shqipëria është e kërcënuar nga një qeveri socialiste, prandaj ju nuk duhet ta lejoni një gjë të tillë.
 
Duhet një qeveri teknike. Në emër të të rinjve të Europës, duhet të përdorni rrjetet sociale për të mundur të gjitha mediat e kontrolluara nga qeveria.
 
"Rama ik në shtëpi". Nuk duhet të keni frikë, do të fitoni nëse do të jeni këtu deri në fund.
 
Duhet një qeveri e drejtë që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Thirrje ambasadave që të shohin se cfarë po ndodh në Shqipëri
" deklaroi Javier Hurtado Mira.


 
Ora 18: 15 Ziemiak: E kemi dëgjuar zhurmën e protestës deri në Gjermani
Çadrës së PD para Kryeministrisë i janë bashkuar pasditen e sotme edhe Kryetari i Forumit Rinor të CDU, Paul Ziemiak dhe kryetari i Forumit të të Rinjve të PPE.
 
Gjermani Paul Ziemiak u shpreh se ka ardhur si qytetar në protestën e PD, ndërsa tha se është mik i Bashës dhe i demokratët të qëndrojë të palëkundur deri nw krijimin e qeverise se re.
 
"E kemi dëgjuar zhurmën e protestës deri në Gjermani. Të premten vendos të vij këtu dhe t'iu mbështes.
 
Erdha si qytetar i botës së lirë. Në mbarë botën e dëgjojmë zërin tuaj dhe duam t'iu mbështesim.
 
Erdha pasi arsyeja e dytë është se Basha është miku im. Me Bashën jam takuar disa herë dhe gjëja e parë që më tha sonte është që këtë gjë po e bën jo për veten te tij, por për fëmijët e tij dhe popullin.
 
Brezi i ri të ngrejë zërin fort me Bashën. Është koha të merreni në dorë të ardhmen tuaj
" deklaroi ai.

Ora 12: 45 Vettingu, Basha për Report Tv: Qeveria teknike, kush i panegocioueshëm
Kreu i opozitës Lulzim Basha në një prononcim për Report Tv në lëvizje nga bulevardi ''Dëshmorët e Kombit'' është shprehur se ligji i vettingut do të zbatohet vetëm pas krijimit të qeverisë teknike.

Ndërsa për sa i përket padisë së Policisë së Shtetit për nxitje të dhunës, Basha për gazetaren e Report Tv, Elona Gjylmi u shpreh se kjo padi është bërë thjesht dhe vetëm nga frika e Vettingut. 

Ka pasur një padi të Policisë së Shtetit, për thirrje dhune. Keni frikë se rrezikoni 3 vite burg?
-Frikë kanë ata që e shohin se kanë mbetur pakica apsolute përballë shqiptarëve të bashkuar. Ky është bashkim popullor, që unë kam nderin t'i prij, po edhe të jem një ushtar i kësaj kauze deri në fund, deri në fitore.
 
Po nëse merret një proces penal ndaj jush? Ju çfarë do të bëni?
-Këtu ka mbetur të merret proces penal ndaj opozitës. Të tjerat janë në rregull, me Armando Prenga, me Elvis Rosh, me 19 deputetë të inkriminuar. Gjithçka është në rregull. Vulën do ja vendoste ndjekja penale e opozitës. Por sigurisht që nuk e ka këtë shans, që t'i futë shqiptarët në një qorrsokak të tillë. Ora që Rama dhe bandat e tij të largohen po vjen.
 
Vettingu, ju thatë që do jetë gjëja e parë që do bëjë qeveria e re. Kjo do të thotë që duhet të presim deri për zgjedhje për miratimin e anëtarëve të Vettingut?
-Qeveria teknike është kushti i panegocioueshëm. Menjëherë pas qeverisë teknike, PD do të marrë përgjegjësitë që i takojnë për një vetting të vërtetë dhe jo fasadë.
 
Padia e policisë se shtetit, do pranoni të shkoni te organet e rendit për të dhënë sqarime?

Do pranojmë të vijnë organet e rendit tek çadra, t'i bashkohen protestës. 



Ora 12:00 Basha: Vetting vetëm pas qeverisë teknike, nuk ka zgjedhje me Rroshin e Prengën

Me tone paksa të zbutura, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka mbajtur fjalimin e radhë sot në ditën e nëntë të protestës nën çadrën e ngritur para kryeministrisë.

Ndërsa kjo javë shënon afatin e fundit për ngritjen e komisioneve për Vettingun, kreu i PD, edhe njëherë theksoi se opozita do të marrë pjesë në këtë proces vetëm pas ngritjes së qeverisë teknike. Të njejtin fat tha ai do të kenë dhe zgjedhjet parlamentare.

Vetting me Armando Prengën e Elvis Rroshin nuk ka nuk ka për të pasur, por do ketë me qeverisjen e re, me qeverisjen që do garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, që nëser do u japim qytetarëve Vettingun që u garanton qytetarëve zgjedhje të lira e të ndershme.

Vetting do ketë pas qeverisë teknike, por e para punë që duhet kryer, është largimi i bandave në pushtet. Kjo është detyra, ky është vendimi i madh që na ka mbledhur këtu, kjo është detyra e madhe që na ka vënë para qytetari. Nuk pranojmë zgjedhjet piktura nga paratë e pista e korrupsioni, ose zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje fasadë nuk ka, nuk i lejojmë
”.



Basha u kujdes të përzgjidhte termat. Me ‘Pakicë’ iu referua Ramës dhe ‘Shumicë’, pjesmarrësve në protestë.

Pakica që ka frikë në këto ditë nga shumica që ndodhet në këto çadra. Sa herë që Rama ka frikë ulet e drekon me banditët që ka sjellë në krye të vendit, forca e tij janë banditët, forca jonë është elita e vërtetë, pedagogët, artistët, sportistët, më e mira që prodhon ky komb, rinia studentore, e gjimnaziste”.

Sipas kryedemokratit, Rama e ka lidhur fatin me një grusht kriminelësh, që siç theksoi ai, po mbajnë peng vendin.
Por të drejtat dhunohen nga një pakicë që shkel përditë ligjin, pse e shkel ligjin Edi Rama. Për të mbajtur Elvis Rroshin kundër ligjit, pse nga njëra anë investohet ai një bandit i dënuar për përdhunim, trafik droge, e nga ana tjetër i vë këmbën në fyt të pamundurit, atij që nuk ka mundësi të marrë shërbimet e tij. Sepse Edi Rama e ka lidhur fatin e tij me një grusht kriminelësh, zuzarësh, ky është problemi, meqë e ka lidhur fatin me ta ka frikë nga gjykimi i shumicës, ndaj ka bërë gati taboret e kriminelëve, i ka ndarë bashki më bashki.
Ai ka kundërvënë të prishë zgjedhjet e ardhshme që ai me një grup kriminelësh të qeverisë popullin. Ose të ulim kokën ose largimin masiv nga qytetet e tyre, ky ishte ekuacioni deri më 18 shkurt
”.

Por Basha theksoi se nuk kërkon pushtet në tavolinë.
Kjo nuk është një beteje që të marrë pushtetin në tavolinë, por është betejë për t’i dhënë pushtetin qytetarit e t’ua heqë bandave”.

Kreu i PD iu referua dhe incidentit me Kreshnik Spahiun. Sipas tij, autori ishte i dërguar nga Rama, ndërsa këtij të fundit i bëri thirrje që të shmangë provokimet.
“Dje provokatorët e Edi Ramës goditën kreun e aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Provokatori mori atë që meritonte këtu në këtë cadër,
Dua të përsëris edhe njëherë thirrjen, të shmangim provokimet, mos provokoni popullin, sepse pasojat e fisshme do të jenë ndaj jush, urdhëruesit e provokimeve
”.

Por edhe pse dje banorët e Zharrëzës e përzunë nga protesta e tyre, Basha sërish foli në emër të tyre.
T’u përgjigjet të drejtave të banorëve të Zharrëzës, për faktin se u kanë shkulur kulmin e shtëpisë për shkak të milionave që ka marrë nga kompania amerikane”.


Fjala e plote e Bashes ne bashkebisedimin ne oren 12:00 Lexo -Ketu Basha: Ka lindur Republika e Re e vlerave



Ora 7:00 Vijon protesta e opozitës

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit