TIRANE- Pas përplasjes që pati me anëtarësinë e Korçës ku u akuzua se kishte manipuluar procesin e zgjedhjes së kryetari të ri të degës, Basha deklaroi dje nga Kurbini se vota në PD është e lirë. Duke iu drejtuar të pranishmëve, kreu demokrat theksoi se qytetarët shqiptarë e dinë që ne jemi partia që kemi vullnetin, besimin, energjitë dhe kapacitete për t’ju rikthyer shpresën shqiptarëve.