TIRANE - Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar homazhe te "Varrezat e Dëshmorëve" në Tiranë, për 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, deputetë të grupit parlamentar dhe përfaqësues të tjerë të selisë blu kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri". Demokratët kremtojnë sot, 28 nëntor si Pavarësinë ashtu edhe Çlirimin, ndryshe nga të majtët të cilët kremtojnë edhe 29 nëntorin si festë kombëtare.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Basha u shpreh se sot është dita ku përkulemi me respekt të thellë para heronjve. "
Flamuri na kujton për çmimin e lartë që ka pasur në shekuj shpallja e Pavarësisë. Na kujton peshën dhe përgjegjësinë për brezat e rinj. Na kujton betejën për Shqipërinë europiane dhe demokratike si thirrjen më të lartë dhe nderimin më të madh ndaj heronjve tanë"- u shpreh Basha.
Ndërkaq, përmes një postimi në Facebook më herët, Basha uroi Ditën e Flamurit duke shkruar: "
Mirënjohje të thellë kombëtarë para heronjve të lirisë dhe pavarësisë". “Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!", thuhet në urimin e kreut të PD.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
36.8%
-
Më keq
45.1%
-
Njësoj
18%
Vota total: 543
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë
2 Gusht, 22:46
-
Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, Rrumbullaku urdhëron pezullimin e drejtorit të Rrugores Altin Qato
2 Gusht, 22:17
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41
-
Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024
2 Gusht, 21:17
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg
2 Gusht, 21:00
-
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
2 Gusht, 20:51
-
Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital
2 Gusht, 20:04
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58