Basha humbi për të gjashtën herë, Berisha: I vetmi politikan në Shqipëri që nuk njeh humbje

Sali Berisha ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në 6 bashkitë.

“Kam një falënderim të veçantë për ata demokratët dhe anëtarët e partive aleate LSI dhe PDK që u angazhuan me përkushtim për kandidatët tanë që përfaqësuan me qytetari alternativën e Shtëpisë së Lirisë, dhe të gjithë qytetarët që shprehën besimin ndaj tyre. Rezultati u arrit në kushtet më të vështira, pasi PD u përball në këto gjendje në Shkodër dhe kudo jo vetëm me kreun meduzës, por edhe me patericën e tij, me shtojcën e tij Lulzim Bravën që sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet dhe nuk ka humbur. Pra i ka dhënë një zgjidhe përfundimtare problemit duke shpallur çdo humbje në mos fitore, të paktën jo humbje. Këto zgjedhje janë kushtrimi për demokratët që të bashkohet. Populli opozitar votoi masivisht opozitën e vërtetë. Të bashkohemi në PD e rithemeluar dhe ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë. Në ditët në vijim do të njiheni me gjithë hapat tonë”, tha Berisha.  


Lajmi kryesor:

Forcë e dytë në 6 mars, Berisha: U tregua kush është opozita e vërtetë! Do e merrni PD? Do njoftojmë hapat në ditët në vijim


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn