TIRANË- Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' ka arritur që të dalë forcë e dytë në këto zgjedhje të 6 marsit, e ky rezultat për Sali Berishën, tregoi qartë se opozita e vërtetë nuk është Lulzim Basha. Ai ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryedemokratit, duke e cilësuar si një 'klloun', i marrë peng e që nuk arrin dot që të marrë as votat minimale. Edhe pse i shpallur, 'Non Grata', Berisha premton ringritjen e opozitës. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Rovena Cerka nëse do Ta vazhdojë aksionin për marrjen e PD-së, Berisha tha se do të njoftojnë në ditët në vijim hapat që do të ndërmarrin.
Ai ka pasur një falenderim për Shkodrën, ku kandidati i koalicionit 'Berisha-Meta', Bardh Spahia arriti të fitonte, me një diferencë të madhe votash nga Luan Hoti i Bashës, por edhe nga Majlinda Angoni e PS. Shkodrën, një bastion historikisht i djathtë. e ka cilësuar si ' Rozafa e lirisë së shqiptarëve'.
"Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike falenderon me mirënjohje të thellë, të gjithë demokratët dhe anëtarët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për mbështetjen e tyre të madhe në zgjedhjet e 6 Marsit. Një falenderim për Shkodrën dhe qytetarët e saj të cilët me mbështetjen e tyre për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia, dëshmuan se Shkodra si gjithnjë mbetet Rozafa e lirisë së shqiptarëve. Në këto zgjedhje ne u përballëm jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me shtojcat e tij, që duan ta mbajnë Partinë Demokratike opozitë fasadë, peng të regjimit.
Gjithsesi, vota e popullit opozitar tregoi qartë se demokratët dhe opozita e vërtetë nuk mund të nënshtrohen dhe nuk mund të merren peng. Ajo është gati për t'u ringritur plot besim dhe shpresë. Vota e qartë e 6 Marsit tregoi se demokratët nuk duan t'i shkojnë pas në greminë, një kllouni që pas 6 humbjesh deklaron se nuk ka humbur kurrë dhe që provon se nuk do të arrijë të kalojë dot as pragun elektoral. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, opozita e vetme dhe e vërtetë: I bën thirrje të gjithë anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve, deputetëve që janë në Partinë Demokratike për shkak të idealeve dhe jo të interesave, t’i bashkohen vullnetit të popullit opozitar për një Parti Demokratike të Rithemeluar më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar", shkruhet në deklaratë.
Zgjedhjet e 6 marsit, më shumë se një garë për Bashkitë ishte një test për lidershipin e partisë Demokratike, ku 'themelet' e Bashës janë tronditur fortë, duke e vështirësuar pozitën e tij në radhët e demokratëve. Ai nuk arriti që të fitonte asnjë Bashki, por jo vetëm kaq, doli forcë e tretë. Megjithatë, edhe pse humbi në 6 Bashki, Basha nuk pranoi sërish humbjen duke thënë se "s'ka humbur asnjë garë, pasi të gjitha zgjedhjet kanë qenë në masakër elektorale'.
Sali Berisha ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në 6 bashkitë.
“Kam një falënderim të veçantë për ata demokratët dhe anëtarët e partive aleate LSI dhe PDK që u angazhuan me përkushtim për kandidatët tanë që përfaqësuan me qytetari alternativën e Shtëpisë së Lirisë, dhe të gjithë qytetarët që shprehën besimin ndaj tyre. Rezultati u arrit në kushtet më të vështira, pasi PD u përball në këto gjendje në Shkodër dhe kudo jo vetëm me kreun meduzës, por edhe me patericën e tij, me shtojcën e tij Lulzim Bravën që sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet dhe nuk ka humbur. Pra i ka dhënë një zgjidhe përfundimtare problemit duke shpallur çdo humbje në mos fitore, të paktën jo humbje. Këto zgjedhje janë kushtrimi për demokratët që të bashkohet. Populli opozitar votoi masivisht opozitën e vërtetë. Të bashkohemi në PD e rithemeluar dhe ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë. Në ditët në vijim do të njiheni me gjithë hapat tonë”, tha Berisha.
Berishe,do te fitoje dot pa Meten? Do te fitoje po te kishe dale vetem ne zgjedhje?
PërgjigjuBasha humbesi me i madh qe nga Koha e SKENDERBEUT
PërgjigjuKeta qe votuan dhe qe e quajne veten demokrat jane shpellare anti Amerikan..
PërgjigjuFaktet ne teren po tregojne qarte qe zoteri Basha eshte figura qendrore opozitare dhe nga fitoret e tia te nje pasnjeshme i ka frigen trekendeshi Rama- Meta-Berisha..i cilli e ka te qarte se koha e Bashes eshte duke ardhur qe 10-15 vite..dhe do udhetoje edhe se paku 100-150 vite te tjera,me fitore,suksese dhe spektakle historike.Shtrohet pyetja..kush do e largon kete gomar,kete qenef..se ky mut i felliqur duhet hequr se plehrat duhet hiqen..ato nuk largohen vete..
Përgjigju