'Oligarkët', përplasje maxhorancë-opozitë, Balla: Kunati mori 11 mln $ nga gjobat dhe faturat! Basha: Mashtrim!

TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të platformës 'Antimafia' një ditë më parë, kërcënoi disa prej sipërmarrësve më të mëdhenj në vend se kur të vijë PD në pushtet do t'u sekuestrojë pasuritë. Kjo pasi, siç u shpreh Basha, 11 biznesmenët të cilët ai i quajti oligarkë, kanë përfituar tendera publikë në mënyrë të paligjshme.

Në një reagim të tij, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, thotë se ata të cilët Basha i quan "oligarkë" dhe se do iu sekuestrojë pasuritë, i kanë paguar kunatit të kryedemokratit 11 milionë dollarë. Balla akuzon Bashën se është kthyer në gjobëvënës ndaj sipërmarrjes private. 

Opozita është gardiani i qeverisjes. Por sot në Shqipëri Kryetari i PD Lulzim Basha është një gjobvënës i rëndomtë i sipërmarrjes. 11 milionë dollarë gjobë/fatura kanë paguar tek kunati i Bashës kompanitë e “oligarkëve.

Postim i Taulant Ballës në Twitter


Postimi i Taulant Ballës në Twitter

Pas akuzave të Ballës, nuk vonoi reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha i cili i cilwsoi shpifje dhe mashtrim deklaratat e kryetarit të grupit parlamentar socialist. Po nga Twitter-i, Basha shkruan se Rama ka angazhuar mercenarët për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronëve e të klientëve. 

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, me sulmet ndaj sipërmarrjes, PD mori fund si alternativë qeverisëse dhe u kthye në parti gjobëvënëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
'Oligarkët', Rama-Bashës: More fund si alternativë qeverisëse, PD e kthyer në parti gjobëvënëse

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës lidhur me sipërmarrësit e denoncuar një ditë më parë nga krydemokrati. Rama shkruan se Basha e ktheu PD-në në parti gjobëvënëse. Sipas tij, me platformën e re të prezantuar një ditë më parë ku u sulmuan biznesmenët, PD tregoi se ka ngatërruar sistemin si dhe është kthyer në parti gjobëvënëse. 

Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron;ka harruar arsyen pse ekziston;ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse!Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën.

Edi Rama, kryeministër

Maxhoranca dhe opozita janë përfshirë nga replikat lidhur me pretendimet e opozitës se qeveria ka dhënë tendera te disa sipërmarrës në shkelje me ligjin. Një ditë më parë kryetari i PD, Lulzim Basha denoncoi me emra biznesmenët që sipas tij kontrollojnë fondet publike, të cilët ai i quajti oligarkë. Ndërsa për maxhorancën, sulmet e PD janë tendencë për gjobënëvie ndaj sipërmarrjes në vend, duke sjellë në vëmendje se bizneset në fjalë i kanë paguar fatura kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës plot 11 mln dollarë.

Ora 16:39
'11 mln $ për kompanitë e kunatit', Basha-Ballës: Shpifje! Mercenarët po mbrojnë pushtetin dhe paratë e padronit!

Pas akuzave të Taulant Ballës se kompanitë e biznesmenëvë të denoncuar nga Lulzim Basha një ditë më parë i kishin paguar si gjoba ose fatura kunatit të tij 11 mln dollarë, ka sjellë reagimin e kryedemokratit. Po nga Twitter-i, Basha i quan shpifje akuzat e kryetarit të grupit parlamentar socialist. Ai shkruan se Rama ka angazhuar mercenarët për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronëve e të klientëve. 

Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje nga shërbëtorët e mercenarët e Rames për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!

Lulzim Basha, kryetar i PD

Gjatë prezantimit të platformës 'Antimafia' një ditë më parë, Lulzim Basha denoncoi me emra 11 sipërmarrësit më të mëdhenj në vend, të cilët sipas tij kanë marrë fonde publike në shkelje me ligjin. Kryetari i PD paralajmëroi se kur të vijë në pushtet do të sekuestrojë pasuritë e biznesmenëve të cilët ai i quajti oligarkë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 26/09/2018 13:54

    Te lumte Balla. Ndiqini keta me prokurori. Vetem keshtu do eci perpara Shqiperia.

    Përgjigju
  • Gzimi: 26/09/2018 06:36

    Po qe kunati i Bashes, kalon ne Rinas ne nje autobuz me vete ne dallim nga gjithe pjesa tjeter e pasagjereve te avionit, besoj e di mire Taulanti. Perse kunati i Bashes ka pashaporte diplomatike? Perse ne Rinas, Policia qe Duam i garanton ketij njeriu autobuzin me vete nderkohe qe pjesa tjeter e pasagjereve te te njejtit avion shtypen ne autobuzin tjeter? Taulanti te na sqaroje nje here kete ceshtje...

    Përgjigju
    • Konjak: 26/09/2018 13:21

      Boll me thash e theme.Populli nuk ha e pi e vishet me mashtrimet tuaj.Kur Balla e kryeministri dine gjith keto;Pse nuk e cojne Bashen e njerezit e molepsur me vjedhie ,pran tij,te japen llogari para drejtesis.Ne te kundert ,Krieministri dhe Balla ,mashtrojne popullin per te mbush thaset e tyre me para ;Si dhe per te kenaqur egoizmin e tyre te c'frenuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së