Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kërkon Presidentit Bujar Nishani të mos dekretojë emërimin e Fatmir Xhafajt Ministër të Brendshëm. 

Nga çadra e protestës së opozitës në Bulevard, Basha ka thënë se Nishani do të ushtrojë në lartësinë e duhur detyrën e tij. 

“Jam i sigurt se Presidenti do ta kryejë në lartësinë e tij detyrën kur të vendosë për dekretimin e Fatmir Xhafajt”, tha Basha për emisionin "Opinion".

Pas emërimit nga kryeministri Edi Rama në postin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është përballur me sulme të ashpra nga opozita për shkak të një fotoje të tij me ish-diktatorin Enver Hoxha. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com