Kreu demokrat Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, ku shkruan se ndonëse Shqipëria është në kulmin e infektimit, Rama është mbërthyer pas Instagramit.
Këtu vijon akuzat duke thënë se të sëmurët familjet dhe mjekët i ka braktisur pa asnjë ndiihmë.
"Rama vazhdon cicërimat në vend që të bëjë detyrën. Shqipëria është në kulmin e infektimit ndërsa Rama është mbërthyer pas Instagramit.
Po të shkulej nga Instagrami, do ta shihte sa e rëndë është gjendja. Të sëmurët, familjet dhe mjekët i ka braktisur pa asnjë ndiihmë. Rama shkatërroi ekonominë dhe tani po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Edhe sa shqiptarë duhet të humbin jetën për fajin e tij?", shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Basha shmang përgjigjet për Dick Marty, Rama: Sjellje mizerabël! Ke hetuar vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë, thuaj të vërtetën
Komente











