Basha i 'mbyll çdo derë' Berishës për negociata: Nuk jam më i hapur për asgjë ndaj Berishës 'Non Grata'

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije se tani më nuk ka asnjë mundësi negociimi me Sali Berishën, për zgjidhjen e krizës.

"Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë,

jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj.

Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Një ditë para protestës, Basha mesazh demokratëve: Rrini larg! Nesër Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë! Dhuna, streha e tij e fundit


B.K./AV/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot