Basha i merr 'qytetarin dixhital'
Berishës, denoncon pengmarrje

Basha i merr 'qytetarin dixhital'<br />Berishës, denoncon pengmarrje<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vendosur në veprim ‘qytetarin dixhital’ të ish-kryeministrit Sali Berisha duke bërë një denoncim për pengmarrje. Basha deklaron se një efektiv policie nga qyteti i Fierit i ka shkruar se Renato Çami mori peng për tre ditë një person, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë.

‘Qytetari dixhital’ i shkruan Bashës se personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte së bashku me një tjetër person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Bazuar te denoncimi që publikoi, Basha shkruan se "ky është shteti mafioz i Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit, ndërsa Çami është sponsor i PS".

Sipas mesazhit kjo ngjarje ka ndodhur dy javë më parë, por policia e ka fshehur, ndërsa personi që u mor peng është torturuar. 

DEKLARATA E LULZIM BASHES
Ky eshte shteti mafioz i Edi Rames dhe Gramoz Rucit me kompani:

“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit.

Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi polic​ia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij. Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci.

Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur totalisht kete ngjarje. Ju lutem anonim.”

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit