Basha i përgjigjet Berishës: I kam kërkuar të ikë me dinjitet, që të mos ‘vdesë’ politikisht me turp! Ka marr peng PD, po minon opozitën dhe po i shërben Ramës
Sali Berisha dhe Lulzim Basha
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha i përgjigjet sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit nën arrest shtëpie prej 30 Dhjetorit 2024 dhe i pandehur nga SPAK prej javës së kaluar për akuzën “korrupsion pasiv”, për dosjen “Partizani”.
Basha e akuzon Berishën se për hallin e tij ka marrë peng PD dhe po minon opozitën duke i shërbyer Ramës.
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, shprehet ndër të tjera se “është trishtim i madh përçartja e tij (Berishës) dhe se para tre vitesh i kam kërkuar të largohet me dinjitet që të mos “vdesë” politikisht me turp”.
Në postimin e tij në Facebook, Basha thotë se shqetësim nuk është më halli i Berishës, por minimi i opozitës dhe shërbimi ndaj Ramës.
“Berisha e mori partinë për t’u mbrojtur nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe se i ka shitur zgjedhjet Edi Ramës, që në këmbim të marrë vulën e PD”, shkruan ai.
Basha shprehet se “Shqipëria meriton më shumë se kooperativa e bashkuar Rama-Berisha”, që “punojnë vetëm për interesat e tyre, kundër interesave të Shqipërisë”.
Reagimi i plotë i Bashës:
“Trishtim që pas tre vjetësh mashtrime e dështime të vazhdosh të dëgjosh përçartjet e Sali Berishës. Ajo që i kam kërkuar tre vite më parë është të largohet me dinjitet dhe të mos “vdesë” politikisht me turp.
Ai qartazi ka zgjedhur këtë të dytën. Por mua nuk më shqetëson më halli personal i Sali Berishës, por fakti se për hallin e tij ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po minon opozitën duke i shërbyer Edi Ramës.
Siç e kam thënë tre vjet më parë, koha është ilaçi më i mirë dhe mbart të vërtetë më të madhe. Sot nuk ka shqiptar që nuk e di dhe nuk e pa se Sali Berisha e donte PD për ta shndërruar në mburojë të tij përballë drejtësisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe.
Asnjë pikë dinjiteti nuk i ka mbetur atij që i ka shitur zgjedhjet Edi Ramës në këmbim të vulës, atij që i bashkoi votat me Edi Ramën për të amnistuar të korruptuarit e Edi Ramës ndërkohë që mban në ndjekje penale protestuesit demokratë, atij që i bashkoi votat me Edi Ramën për të mbyllur listat, duke i dhënë më shumë pushtet Edi Ramës.
Shqipëria meriton më shumë se kooperativa e bashkuar Rama-Berisha, që punojnë vetëm për interesat e tyre, kundër interesave të Shqipërisë”.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
45.5%
-
Jo
43.8%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 2402
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama për gazetën gjermane: Ishim periferia e jashtme e Perandorisë Osmane, më pas lodër e fuqive evropiane! Vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE
14 Tetor, 20:23
-
Shqipëria hap nesër negociatat e anëtarësimit për grup kapitullin e parë! Takimi në Luksemburg, ja kapitujt themelorë për të cilët nis shqyrtimi
14 Tetor, 18:26
-
“’Djathtas 1912’ për të mundur Ramën”, Kthupi për Report Tv: Berisha s’përfaqëson më të djathtën shqiptare! S’ka bashkëpunim në 2025-n
14 Tetor, 17:55
-
Pensionet/ Basha: Programi ynë mundëson rritje vjetore me të paktën 5% dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit
14 Tetor, 15:38
-
Pse Basha shkon ende në Këshillin e Europës? Kuvendi për Report TV: Shkon deri më 31 dhjetor, njoftuam KiE-në për zëvendësimin me Vokshin
14 Tetor, 13:58
-
Zgjedhjet 2025/ 'Berisha mesazh me 6 rregulla drejtuesve të PD: Më njoftoni kur të dilni në media për debat! Mbajeni mirë me gazetarët dhe analistët
14 Tetor, 12:03
-
Samiti 'Procesi i Berlinit'/ Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë 2 marrëveshje për tregtinë e lirë dhe arsimin e lartë! Kancelari Scholz: E ardhmja është në Europë
14 Tetor, 07:25
-
Partia që i gris Berishës, fasadën e bashkimit dhe i heq monopolin e opozitës
13 Tetor, 22:21
-
10-vjet Procesi i Berlinit, Rama: Të rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s! Marrëveshje për emigrantët si me Italinë? Kryeministri: Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër
13 Tetor, 21:28
-
Ruhet me truproja/ Baba Mondi intervistë për ‘Jerusalem Post’: Gati për shtetin Bektashi, të mos humbet kohë! E quaj veten vëlla të popullit të Izraelit!
13 Tetor, 16:13
-
10-vjetori i Procesit të Berlinit, liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Gjermani! Të pranishëm Rama e Von der Leyen, Report TV zbardh axhendën
13 Tetor, 14:44
-
Rruga Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, Rama ndan pamjet: U hodh shumë baltë, por u rindërtua me shpenzimet e firmës! Lidh 2 bashkitë për 20 minuta
13 Tetor, 13:07