Ish-Kryeministri Sali Berisha me një përgjigje thuajse të menjëhershme Lulzim Bashës, e ka akuzuar edhe një herë këtë të fundit se është peng i Edi Ramës. Berisha insiston që do të ketë një mbledhje të Kuvendit Kombëtar që sipas tij do ta shpëtojë PD-në nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën.
"Për 8 vjet Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse është në pazar me dikë që është shumë i kënaqur të qëndrojë edhe 80 vjet në opozitë. Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë. Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie por vetëm vendimet e pengut të Edi Ramës. Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokrateve pas 4 humbjesh radhazi përballë regjimit më të korruptuar dhe inkriminuar të Evropës. PD nuk i duhet një lider i kapur peng që bën pazar me Ramën dhe shpall 'non grata' bazën e partisë i tmerruar prej saj", ka shkruar Berisha në një postim në Facebook.
Lajmi kryesor:
Përjashtimi i Berishës, Basha 'i mbyll të gjitha rrugët' ish-liderit: Kuvend të PD që shqyrton vendimet e SHBA nuk do të ketë kurrë! S'jam as peng i Ramës e as kukull e Berishës
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.4%
-
Jo
41.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00