Përjashtimi i Berishës, Basha 'i mbyll të gjitha rrugët' ish-liderit: Kuvend të PD që shqyrton vendimet e SHBA nuk do të ketë kurrë! S'jam as peng i Ramës e as kukull e Berishës

TIRANË-Lulzim Basha ia ka bërë edhe një herë të qartë Sali Berishës se një mbledhje të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike për të shqyrtuar vendimin për përjashtimin e tij nuk do të ketë. Sipas tij Kuvendi i PD nuk mund të shqyrtojë vendimet e Qeverisë amerikane.

Për të gjithë ata që këto 8 vite ia kanë vënë në dyshim aftësitë e tij si lider por herë e kanë futur në 'sqetullën' e Berishës dhe herë në atë të Ramës, Lulzim Basha e ka një përgjigje. Sipas tij ai nuk është as kukull e ish-liderit të Partisë Demokratike dhe nuk është dhe nuk do të jetë kurrë peng i kundërshtarit të tij politik.

"Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. Partia Demokratike po ecën përpara, Partia Demokratike do t’i prijë betejës popullore  për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do t’i qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake, por janë partiake. Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën  shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane!", tha Basha në komunikimin me gazetarët.

Në të gjitha daljet e fundit publike kryedemokrati Lulzim Basha e ka bërë të qartë se vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nuk ka kthim pas. Basha ka theksuar se sipas tij aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA nuk mund të cenohet dhe se është gjithmonë në punë në interes të demokratëve dhe shqiptarëve. Kujtojmë se Sali Berisha ka nisur aksion politik  brenda PD kundër dhe kërkon  të mbledhë edhe 1500 firma të Kuvendit Kombëtarë për referendum brenda partisë.

Debatet e nxehta të zhvilluara  në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD kanë treguar edhe një herë ndarjen e madhe të Bashës me disa prej deputetëve të tij që mbështesin hapur Berishën. 

Ndërkohë që dje ish-Kryeministri Berisha, duke e cilësuar Bashën si liderin që i ka bërë më shumë dëm një partie se askush tjetër, tha se pabesia dhe mungesa e parimeve morale të Bashës po dëmtojnë PD dhe demokratët. Berisha zhvilloi në Fier 'Foltoren' e dytë me simpatizantët, por ndryshe nga Tirana në sallë ishin të pranishëm një grup i vogël qytetarësh.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
Basha i tha se vendimin për përjashtimin e tij e kanë marrë amerikanët, reagon Berisha: Kuvendi do të mblidhet

1632306441_24260428620113525490256427003367328302579241n.jpg

Ish-Kryeministri Sali Berisha me një përgjigje thuajse të menjëhershme Lulzim Bashës, e ka akuzuar edhe një herë këtë të fundit se është peng i Edi Ramës. Berisha insiston që do të ketë një mbledhje të Kuvendit Kombëtar që sipas tij do ta shpëtojë PD-në nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën.

"Për 8 vjet Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse është në pazar me dikë që është shumë i kënaqur të qëndrojë edhe 80 vjet në opozitë. Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë. Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie por vetëm vendimet e pengut të Edi Ramës.  Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar  PD nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokrateve pas 4 humbjesh radhazi përballë regjimit më të korruptuar dhe inkriminuar të Evropës. PD nuk i duhet një lider i kapur peng që bën pazar me Ramën dhe shpall 'non grata' bazën e partisë i tmerruar prej saj", ka shkruar Berisha në një postim në Facebook.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ezopi: 22/09/2021 13:24

    Deri dje kam patur respekt per z. Basha. Ai perfaqeson nje jurist dhe si i tille flet ne raport ligjin. Jo si Rama a Berisha qe as e ka e idene e gjese sipas ligjit. Por, keto dite z. Basha e ka harruar kete dhe eshte bere tipik ai politikani lolo shqiptar:genjeshter, imoral dhe servil deri ne kufirin e skllaverise ndaj te huajve. Kuvendi i PD nuk shqyrton vendime te nje diskrecioni qe i perket nje juridiksioni te huaj. As Shqiperia. Si rasti i Sekretarit amerikan te shtetit. Vendimet e tij shqyrtohen sipas legjislacionit perkates kombetar dhe nderkombetar. Jane administrative dhe jo penale apo civile. Si te tilla nuk kane efekte ne pale te treta. Edhe te doje z. Basha, as ai apo kuvendi i PD, i PS e makar Shqiperise, nuk ka tager ti diskutoje ato vendime qe i perkasin nje pushteti te mje shteti tjeter. Dhe anasjelltas. Kuvendi i PD mund te shqyrroje vendime qe i takojne atij, sic jane vendimet e dyshimta apo te pabazuara te nje kryetari deshtak si puna e tij.

    Përgjigju
    • Elsa: 22/09/2021 15:57

      luli jurist eshte vetem ne letra or bir se ska praktikuar nje dite te vetme ,dhe as diplomen se tregon ......lot lot

  • Fate gerdeci: 22/09/2021 13:12

    Luli ik qerohu ti nuk fiton kure.

    Përgjigju
  • RATABOLE KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 22/09/2021 13:11

    O Salhe ksaj radhe të ka ngel shara në gozhd. Ke pun me USA ksaj radhe e me kta e ke shum pisk punën o salhe. Ksaj radhe sja hedh dot o Saliu idjot.

    Përgjigju
  • Hihi: 22/09/2021 12:27

    E keni marre peng shqiperine more plehra. Ti kurre ske per te fituar

    Përgjigju
  • MINUSHE: 22/09/2021 10:46

    shiko shiko Luli qenka bere lider me ne fund...hahahha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)