Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të "braktisë" çadrën e PD-së për më shumë se një javë.
Shkak është bërë vizita e Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i opozitë pritet të niset nesër drejt Uashingtonit për një vizitë 5 ditore.
Ndonëse nuk bëhet e ditur axhenda e kryetarit demokrat, mësohet se në fokus do të jetë marrja e mbështetjes nga zyrtarë të rëndësishëm të Kongresit dhe Departamentit të Shtetit për protestën e opozitës që ka në themel kërkesën për qeveri teknike, për garantimin e zgjedhjeve të lira.
Ndërkohë, pas vizitës në SHBA, Basha do të udhëtojë drejt Maltës më 27 mars, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Partive Popullore Europiane.
Edhe pse parti simotra, këto të fundit nuk e kanë mbështetur Bashën dhe PD-në, në rrugën që kanë ndërmarrë.
Madje, zëdhënësi i Merkel ka kritikuar Bashën për thirrjet për dhunë dhe për faktin që PD ka braktisur Kuvendin, duke mos votuar kështu komisionet për Vettingun.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

çadra e PD, vizitë në SHBA">