Basha: Iki si kryeministër nëse
s'hap tunelin e ‘Arbrit’ për 2 vite 

Basha: Iki si kryeministër nëse<br />s'hap tunelin e ‘Arbrit’ për 2 vite 
Lulzim Basha është në garën e 25 qershorit për tu bërë kryeministër për katër vitet e ardhshme por me premtimin që ka bërë para banorëve të Dibrës është shfaqur i vendosur për të implementuar duke filluar nga vetja iniciativën ‘recall’, pra atë të shkarkimit nëse nuk mban premtimin.
 
Duke iu drejtuar në mitingun përmbyllës dibranë se Basha u zotua se brenda dy viteve do të hapet tuneli i rrugës së Arbërit dhe se nëse kjo nuk ndodh atëherë jep dorëheqjen si kryeministër.
 
Basha kujtoi se ky projekt ishte gati në 2013 por Edi Rama e la një projekt në letër për katër vjet.
 
Sa herë e ka premtuar Rama ‘Rrugën e Arbrit’ dhe nuk ka hedhur një lopatë, është aty ku e lamë ne.
 
Si sot dy vite, ose do të hapim tunelin e ‘Arbrit’, ose do të jap dorëheqjen si kryeministër.
 
Do të hapim edhe universitetin e Dibrës, do ta kthejmë në një portë edhe për Maqedoninë
" tha ai.


 
Basha: Kemi frikë të hapim frigoriferin se na del Rama
Basha u shpreh nga Dibra se Rama ngeli në TV gjithë ditën dhe tani kemi frikë të hapim edhe frigoriferin se mund të na dalë edhe aty.
 
Rama premtoi 300 mijë vende pune dhe tani e keni parë që nxori një fletushkë dhe tha ky është programi im, por në fakt nuk ka, pasi janë premtimet e vjetra.
 
Janë tre manekinë të huaj, që ika vendosur në fletushkë, pasi nuk gjeti shqiptarë, pasi nuk ka të punësuar.
 
Ngeli 5 orë në TV, në mëngjes, në drekë, në darkë, Edi Rama kudo, sikur tha edhe Kim Mehmeti, kishim frikë të hapnim frigoriferin, pasi do të na dilte edhe aty.
 
Tani thotë ata, ata, ata, por kush ishte kryeministri? Ai ishte. Akuzon administratën, teksa ishte vetë ai që kriminalizoi administratën.
 
56% e shqiptarëve duan që të largohen nga vendi
” deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë