Kreu i PD, Lulzim Basha ka risjellë si shaka dhe batutë një nga gafat e tij më epike atë sa bëjnë 7x7. Teksa u fut në një dyqan gjatë takimit me banorët, Basha i mëson një 8-vjeçari se sa bëjnë 7 x 7.

Basha i dha përgjigjen e gabuar djalit të vogël në formë shakaje duke rikujtuar lapsusin e vetë dhe  më pas e korrigjoi.

Lulzim Basha: Kush është ky bukurosh?

Djali: Klajdi

Lulzim Basha: Sa vjeç je?

Djali: 8 vjeç

Lulzim Basha: U bëfsh 128 vjeç. Je në klasë të dytë apo të tretë. Cila është lënda e preferuar në shkollë

Djali: Matematika

Lulzim Basha: Je i mirë në matematikë? Sa herë bëjnë 7×7?

Djali: Akoma nuk kemi arritur atje

Lulzim Basha: 42, jo bëjnë 49. Klajdi u kënaqa që të takova