Po ashtu, Basha ka thënë se disponon një listë të plotë edhe të oficerëve të policisë që kanë lidhje me bandat kriminale.
Basha:Këtu kam të paktën 5 zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit….
Alban Ahmetaj, të njohur si avokatë, e dinë policët se për çfarë po flasim..
Po flasim për lidhjet e Emiliano Shullazit në kupolën e lartë të Policisë së Shtetit. Njerëz të cilët më pas promovohen nga Ministri i Brendshëm pikërisht se janë njerëzit e Emiliano Shullazit
Unë kam këtu në këtë material të rëndësishëm i cili për fat të mirë përmban fakte dhe të dhëna që disponohen edhe nga partnerët …
Gëzim Zhupa një tjetër lidhje e Shullazit por edhe e organizatave të tjera kriminale.
Jeart Çela drejtori i Policisë së Kufirit Vlorë
Ermal Muça, Ëngjëllush Avdyli….
Këtu janë emrat e mbi 80 oficerëvë të Policisë së Shtetit të dyshuar për përfshirje në aktivitete në ndihmë të organizatave kriminale, trafikut dhe kultivimit të drogës….”
Por ai ka thënë se me Shullazin kanë lidhje edhe përfaqësues të doganave, ku sipas tij, Zv/drejtori i pëqrgjithsëm i këtij institucioni ka lidhje edhe me vrasjen e Elton Çiça në zonën e ish-bllokut që ndodhi vetëm pak ditë më parë.
Basha: E kujt ishte arma që ju gjet viktimës? A ishte armë e një zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit?
Fevziu: Pra ju po thoni që arma që ju gjetët viktimës… Por Policia këtu deklaroi që nuk është i gjetur asnjë armë viktimës
Këto denoncime Lulzim Basha i ka bërë gjatë intervistës që ka dhënë për gazetarin Blendi Fevziu.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)