TIRANË- Lulzim Basha ka justifikuar sërish, për të gjashtën herë radhazi humbjen në zgjedhje. Partia Demokratike e drejtuar prej tij nuk ka marrë asnjë Bashki në këto 6 mars, madje ai është mundur edhe nga rivali i tij kryesor, Sali Berisha, por këtë humbje Basha e ka justifikuar duke thënë se këto zgjedhje nuk ishin normale. "Nuk kam humbur asnjë garë, jam përballur me masakra zgjedhore", tha Lulzim Basha në komunikimin e tij të parë, në një kohë kur procesi i numërimit të votave është drejt fundit.

Fajtor për "masakrën zgjedhore' kësaj herë nuk bëri kryesocialistin Edi Rama, por ish-liderin e demokratëve, Sali Berisha, ose siç e quajti koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' si koalicioni 'Non Grata'. Ai i akuzon këta të fundit, se kanë bashkëpunuar me bandat dhe kanë kërcënuar komisionerët e PD-së, prandaj pas Vorës, njofton se do të bëjë kallëzime në SPAK dhe për 3 bashki të tjera.

Zgjedhjet e 6 marsit janë asgjësuar, tha kryedemokrati, por garantoi se nuk do i ikë përgjegjësisë dhe se brenda PD-së do të ketë një reformim, por këtë proces do të jetë po ai që do e bëjë, pra nuk ka ndërmend që të largohet nga drejtimi i partisë. E në këtë kuadër, ai shpaloi edhe 2 pikat kryesore në të cilën do të fokusohet beteja e opozitës.

""Së pari dua që procesi të përfundojë dhe i bëj thirrje numëruesve që të vazhdojnë deri në fund, e kam bërë të qartë që 6 marsi ishte anomali e një anomalie, ishin zgjidhjet moniste të qershorit, që 4 kryebashkiakët monistë ishin me rekorde kriminale, në këto kushte ku nuk ka asnjë reflektim, mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar nevojën për një reformë të thellë zgjedhore. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi është një anomalitet. (...) Jam i gatshëm të jap nga vetja ime për të vazhduar dhe për udhëhequr PD-në dhe për të mos realizuar asnjë skenar të regjimit. PD nuk është pronë personale. Unë nuk kam humbuar asnjë garë në jetën time. (...)Reformë zgjedhore për qytetarët reflektimi i brendshëm që PD të jetë hapësira ku shqiptarët të thonë mendimin e tyre dhe të gjejnë zgjidhje për problemin e tyre dhe këto zgjidhje do i kthejë në realitet. (...)  PD-së iu mohuan komisionarët. Aleanca e Non Gratave kërcënoi bashkë me bandat komisionarët vendas, ne kemi dërguar në SPAK për Bashkinë e Shkodrës, Dibrës dhe Rrogozhinës, e ndërsa kemi paditur më herët Vorën, për mos përmbushje të detyrave.", tha Basha ndër të tjera në deklaratën e parë pas humbjes në 6 Bashki.

Pjesëmarrja 30% në votime e qytetarëve është 'çengeli' i vetëm në të cilën është varur  shpresa e fundit e Lulzim Bashës. Kjo sepse sipas tij, ky 30% janë administratat qendrore dhe ajo vendore që është detyruar të votojë, e ndërsa 70% e shqiptarëve kanë refuzuar që të shkojnë drejt kutive të votimit si një shenjë revolte ndaj partisë në pushtet.

" 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar që të shkojë të votojë, bandat janë përfshirë, u janë mohuar komisioerët, por zbehen përpara braktisjes së 6 marsit, se shqiptarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe përgjegjës janë sulmet që i janë bërë PD, unë jam i vendosur dhe këtë e duan edhe demokratët që PD ta kthejë këtë situatë, 30% flet qartë, 70% e ka braktisur. Ku janë qytetarët e Shkodrës", vijoi Basha në deklaratën e tij.

Këto zgjedhjet të 6 marsit, më shumë se një garë mes dy forcave politike më të mëdha në vend, PS-PD, ka qenë një test për lidershipin demokrat. Në përballjen e tij me Sali Berishën, Lulzim Basha ka humbur duke dalë forcë e tretë, e ndërsa ajo që është vëne re është se Partia Demokratike e drejtuar prej tij ka pësuar një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e 2021.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
'Pse rrini pas 6 humbje radhazi?' Basha: Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time

Lulzim Basha tha para gazetarëve se ai nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij. Basha tha se askush nuk e ndal në reformimin e PD-së dhe në rikthimin e tek demokracia në procesin zgjedhor.

Pse rrini pas 6 humbje radhazi?

'Ne mbetemi të palëkundur. Jam i gatshëm të jap nga vetja ime për të vazhduar dhe për udhëhequr PD-në dhe për të mos realizuar asnjë skenar të regjimit. PD nuk është pronë personale. Unë nuk kam humbuar asnjë garë në jetën time, po për këtë do të kemi kohë të flasim. Unë e kuptoj shqetësimin personal të atyre që e bëjnë për interesa personale. Lufta ime nuk është për fatin tim personal. Kushdo që më kërkon të braktis betejën time, ajo është që është t'u rikthejmë shqiptarëve rikthimin tek demokracia në procesin zgjedhor dhe përshpejtimin e refromave në PD .'- tha Basha.

Ora 11:53
30% pjesëmarrja në votime, Basha: Votuan vetëm administrata! Qytetarët braktisën votimin

 

Lulzim Basha nuk ka ndërmend që të largohet nga drejtimi i PD-së, teksa ai ka prezantuar edhe 2 pikat kryesore që do të përqendrohet lufta e opozitës. Ai e justifikon humbjen e tij duke thënë se qytetarët e braktisën procesin zgjedhor.

"Reformë zgjedhore për qytetarët reflektimi i brendshëm që PD të jetë hapësira ku shqiptarët të thonë mendimin e tyre dhe të gjejnë zgjidhje për problemin e tyre dhe këto zgjidhje do i kthejë në realitet. 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar që të shkojë të votojë, bandat janë përfshirë, u janë mohuar komisioerët, por zbehen përpara braktisjes së 6 marsit, se shqiptarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe përgjegjës janë sulmet që i janë bërë PD, unë jam i vendosur dhe këtë e duan edhe demokratët që PD ta kthejë këtë situatë, 30% flet qartë, 70% e ka braktisur. Ku janë qytetarët e Shkodrës? Koha për konkluzione nuk është kjo, bëni analizën në fillim, faktet janë kokëforta", tha Basha.

Ora 11:48
Humbi në të gjitha bashkitë, Basha: PD do t'u ofrojë njerëzve shpresën dhe platformën për të dalë vendi nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pavarësisht se nuk ka arritur që të fitojë asnjë bashki në zgjedhjet e 6 Marsit, u shpreh se PD do t'u ofrojë njerëzve shpresën, me një platfromë dhe një vizion për të nxjerrë vendin nga kriza, ndërsa justifikimin për humbjen e gjen tek mospjesmarrja në zgjedhje e votuesve.

'Nuk është koha për t'i ikur përgjegjësive. PD është vendosur në një sulm të shumëfishtë për nevoja personale. Ne do të përshpejtojmë hapat që kemi nisur. PD ka vendosur që të mundësojë instrumentat, ku edhe ata që nuk janë anëtarë të kenë mundësi të kontribuojnë. Ne do u ofrojmë njerëzve shpresën, me një platfromë dhe një vizion për të nxjerrë vendin nga kriza. Ishte e vështirë kur kishim përballë Ramën, e jo me me faktorë të tjerë që duan të investojnë çdo gjë kundër interesit publik, për interesa personale. Asgjë nuk na lëviz që të vazhdojmë të mbetemi një parti pa kompromis. Ajo që ka ndodhur dje kërkon një reflektim të thellë të PD-së dhe një refaormim të thellë të PD-së.'- tha Basha.