PS fiton në 5 Bashki (Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje, Dibër)! Berisha merr Shkodrën, Basha humbje historike, del forcë e tretë! Socialistët rritje krahasuar me 2021

PS fiton në 5 Bashki (Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje, Dibër)! Berisha merr Shkodrën, Basha humbje historike, del forcë e tretë! Socialistët rritje krahasuar me 2021

Procesi i numërimit të votave

TIRANË- Zgjedhjet e 6 marsit kanë vetëm një humbës dhe ai është Lulzim Basha, i cili nuk e kaloi testin aq të rëndësishëm për të forcuar pozitat e tij në drejtimin e demokratëve. Partia Demokratike ka rritur pikën e saj më të errët, ku ka dalë forcë e tretë në 5 Bashkitë (përveç Rrogozhinës), duke u mundur edhe nga ish-lideri i tyre, Sali Berisha pas koalicionit që bëri me LSI-në. 

Këto zgjedhje treguan një fitues të qartë dhe ai është Edi Rama dhe Partia Socialiste ku arriti të merrte 5 Bashki, Vorën, Dibrën, Rrogozhinën, Lushnjen dhe Durrësin. Shkodra një bastion historikisht i djathtë është rreshtuar krah Sali Berishës dhe koalicionit të tij të bërë me LSI-së. Fitues është kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë', Bardh Spahia, duke lënë pas kandidaten e PS-së, Majlinda Angoni dhe atë të PD-së zyrtare, Xhemal Bushati.  

Ajo çka e bën edhe më të zymtë panoramën në kampin e demokratëve është rënia drastike që ka pësuar kjo forcë politike krahasuar me zgjedhjet e 2021, ku rezulton në ulje në të gjitha Bashkitë, ndërsa Partia Socialiste ka reflektuar një ngritje edhe pas 9 vitesh në pushtet dhe 2 mandateve jo pak të lehta, ku është përballur me një tërmet të fuqishëm, si ai i 26 nëntorit të 2019 si edhe pandemisë së COVID-19. Nga ana tjetër, bashkimi me Sali Berishën, e ka çuar LSI-në në rritje krahasuar me 25 prillin, aq sa të renditet forcë e dytë, duke marrë një numër të konsiderueshëm votash.

Në një transmetim maratonë Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë sjellë raportime minuta pas minute të të gjitha zhvillimeve më të fundit nga ky proces elektoral në 6 bashkitë, rezultate në kohë reale, por ka sjellë për lexuesin edhe krahasime me zgjedhjet e kaluara, për të parë trendin se rezultateve nga zgjedhjet në zgjedhje.

Zgjedhjet e 6 marsit përgjithësisht ishin të rregullat ku problemet më së shumti ishin për shkak të motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike në Shkodër. Pjesëmarrja ishte shumë e ulët, ku 30.33% e votuesve kanë ushtruar të drejtën e votës.

Kryebashkiakët e rinj në 6 bashkitë
Bashkia Vorë- Blerim Shera PS (8,431 vota)
Bashkia Rrogozhinë- Edison Memolla PS (5,401 vota)
Bashkia Lushnje- Eriselda Sefa PS (21,477 vota)
Bashkia Dibër- Rrahim Spahiu PS (13,995 vota)
Bashkia Durrës-  Emirjana Sako PS (38,991 vota)
Bashkia Shkodër- Bardh Spahia, koalicioni 'Shtëpia e Lirisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
SHKODËR/ Mbyllet numërimi, Bardh Spahia i Berishës kryetari i ri i bashkisë: Dera e hapur për demokratët që humbën rrugën! Mbi 1800 vota para kandidates së PS! PD rënie drastike me 28%

Është mbyllur numërimi i votave në shkodër, ku kandidati i koalicioni Berisha-Meta, Bardh Spahia do të jetë kryetari i ri i kësaj bashkie. Ai ka arritur që të marrë 20.125 vota, me një diferencë mbi 1800 vota nga vendi i dytë, kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni. Kjo e fundit ka arritur që të marrë 18.120 vota.

Në një deklaratë për mediat, teksa ka falënderuar votuesit, Bardh Spahia i bëri thirrje mbështetësve të Bashës që t'i bashkohen, teksa tha se 'dera do jetë gjithnjë e hapur për ata që humbën rrugën'.

"Në falënderimin e përzemërt ndaj qytetarëve të bashkisë sonë, theksoj se nga nesër unë do jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Për të gjithë demokratët që për pak momente humbën rrugën, dera e shumicës është e hapur për të gjithë demokratët. Ju siguroj se nga nesër fillon një rrugëtim i ri në Shkodër, një ndryshim i madh. Puna e parë që do bëj është që do komunikoj siç duhet me bashkëqytetarët e mi dhe do i identifikoj prioritete", tha ai.

Drejtuesja e PS në Shkodër, Edona Bilali, falënderoi kandidaten socialiste Majlinda Angoni, teksa tha se qytetarët shkodranë zgjodhën sot me vullnet të lirë individin me të cilin dëshirojnë të përfaqësohen.

"U mbyll gara për Bashkinë Shkodër. Qytetarët me vullnet të lirë caktuan modelin dhe individin me të cilin dëshirojnë të përfaqësohen. Dua ta falënderoj Majlindën që vuri zemrën e tan përkushtimin e saj në dispozicion. Rezultati i arritur nga ajo edhe pse nuk mjaftoi për të fituar garën, është tregues i vlerësimit jo vetëm nga radhët e Partisë Socialiste por edhe nga qytetarët. Faleminderit edhe të gjithë mbështetësve të kësaj fushate, rinisë, strukturave partiake dhe gjithë atyre që ndihmuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e qetë të gjithë procesit zgjedhor.  Përgëzime për kandidatin fitues. Uroj të vendosë Shkodrën gjithmonë të parën në çdo vendimmarrje", shkruan ajo në Facebook.

Zgjedhjet në Shkodër rrezikoheshin të përsëriteshin, kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues. Kodi Zgjedhor e përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe e kandidatit të dytë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë. Në rastin konkret, Bardh Spahia e ka kaluar me një diferencë më të madhe.

Ndërkohë në vend të tjerë është renditur kandidati i Lulzim Bashës, me vetëm 7611 vota.  Ajo që vihet re krahasuar me zgjedhjet e kaluara, PD ka pësuar një rënie me -28.64%, e ndërsa PS një rritje me 15.75%. 

Ora 14:46
DURRËS/ Mbyllet numërimi! PS fiton Bashkinë e 5-të! Kandidati i Berishës i dyti, diferencë të madhe votash nga PD-ja e Bashës

Emirjana Sako ka marrë besimin për të vijuar në drejtimin e Bashkisë së Durrësit. Procesi i numërimit ka përfunduar në këtë Bashki, ku socialistja ka siguruar 39157 vota në total. Ardian Muka, kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Ardian Muka është renditur i dyti me 20831 vota të siguruara. Basha nuk ka arritur që të fitojë në asnjë Bashku, ku dhe Durrësi i dha një tjetër'shuplakë'. Kandidati i tij, Luan Hoti ka marrë  7937 vota.

 Krahasuar me zgjedhjet e vetëm një viti më parë Partia Socialiste ka përmirësuar rezultatin e saj duke u rritur me gati 8% të votave, e ndërsa Partia Demokratike ka një rënie me gati 29% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, duke e bërë një disfatë shumë të dhimbshme këto zgjedhje në një bashki shumë të rëndësishme si Durrësi. 

Kur procesi i numërimit është duke shkuar drejt fundit, kandidatja e Partisë Socialiste, Emiriana Sako, ka shpallur fitoren me anë të një postimi në Facebook.

'Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit. Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin ti shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit.'- shkruan Sako.

 

Ora 12:28
DIBËR/ Partia Socialiste fiton edhe në Dibër, Rrahim Spahiu kryeson bindshëm! Me pak vota më shumë Berisha mund Bashën! 1 kuti votimi dërgohet për numërim në KQZ

Partia Socialiste ka fituar bashkinë e 4 në zgjedhjet e pjeshme vendore që u mbajtën me 6 Mars. Rrahim Spahiu, kandidat i Partisë Socialiste është zgjedhur kryetar bashkisë në Dibër, ku ka fituar bindshëm përballë tre rivalëve të tij në këto zgjedhje.

Spahiu ka marrrë 13995 vota, ose 61%. I dyti është kandidati i Berishës me 19.4% ose 4478 vota. Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 29% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, PD e treta me kandidatin e saj Luan Haka që ka marrë 4437 vota, ose 19%. Partia Socialiste ka shënuar një rritje me mbi 20%. Ndërsa kandidati i Partisë Lëvizja e Re- LRE, Dritan Torba ka fituar 99 vota, ose 0.43%. Dibra ishte qarku me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet e 6 marsit me 42.33%.

Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë, Rahim Spahiu, falenderoi dibranët për mbështetjet që i dhanë.

'Faleminderit të gjithë dibranëve që më dhanë mundësinë që të jem shërbëtori i të gjithë dibranëve. '- tha Spahiu.

Por kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë', Premtim Kryemadhi i cili u rendit i dyti, tha se kjo është një maskaradë elektorale e Partisë Socialiste.

'Përfundoi edhe një maskaradë elektorale. Kemi një proces ku ministra të qeverisë numërojnë vota. Drejtorë të ministrisë vijnë dhe numërojnë vota. Manja dhe Balluku kanë qenë të instaluar në dibër, megjithëse duhet të ishin në zyra dhe në punë. Gjithë arsenali i pushtetit u vu në dispozicion të kësaj fushate elektorale. Kemi një kandidat të PS-së që ka marrë 14 mijë vota dhe se kam parë të bëjë asnjuë prononcim publik. Megjithatë ai ka sot 14 mijë vota të qytetarëve dibranë, por ky nuk është vullneti i dibranëve.'- tha Kryemadhi.

1 kuti votimi e KZAZ 19 me numër 1175 që i përket Fushë Çidhnës në Dibër, është dërguar për t'u numëruar në KQZ, pasi ka rezultuar e dëmtuar, sepse kishte një çarje të madhe. Kutia e dëmtuar ka 195 vota brenda që do të shqyrtohet në KQZ.  Komisionerët pretendojnë se kutia është çarë gjatë transportit. Kutia e votimit nuk është hapur në KZAZ, por me procesverbal është dërguar drejt KQZ në Tiranë, ku pritet të marrë një vendim.

Ora 09:53
LUSHNJE/ PS fiton! Tjetër shuplakë për Bashën, mundet nga koalicioni Berisha-Meta

Partia Socialiste ka rrëmbyer një tjetër Bashki. Ajo ka dalë fituese në Lushnje, ku kandidatja Eriselda Sefa ka marrë 21.476 vota dhe që PS ka pësuar një rritje me 5.61% krahasuar me 2021. PD-ja e Lulzim Bashës ka pësuar një tjetër humbje të thellë duke dalë i treti. Kandidati i Bashës, Indrit Sefa ka marrë 3877 vota, e ndërsa me një diferencë të thellë nga ai, kandidati i koalicionit Berisha-Meta është renditur i dyti me 11.191 vota. 

Fitorja është duartrokitur, teksa është parë drejtuesi politik i PS në Fier, Taulant Balla i cili ka përqafuar Eriselda Sefën dhe deputetin Erion Braçe. Në përfundim të numërimit, Sefa tha se Bashkia do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ato që nuk kanë votuar PS-në.

" Projektet do të vihen në zbatim, të gjithë do të gjejnë një institucion të hapur, komunikimi me qytetarët që kanë një ide për të mirë të komunitetit do të gjejnë një derë të hapur, shumë faleminderit, jam mirënjohëse për këtë besim", tha Sefa.

Ora 06:31
RROGOZHINË/ Mbyllet numërimi, Edison Memolla i PS kryebashkiaku i ri! PD bie 14% krahasuar me 2021, por e vetmja bashki ku Basha mund Berishën

Në Bashkinë e Rrogozhinës është mbyllur. Janë numëruar të gjitha kutitë e votimit dhe Edison Memolla i Partisë Socialiste tashmë edhe zyrtarisht do të jetë kryetari i ri i Bashkisë.

Memolla ka marrë besimin e 5401 qytetarëve të Rrogozhinës, ose 60.3% duke siguruar një fitore bindësi.

Në vend të dytë qëndron kandidati i Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçi me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i 'Shtëpisë së Lirisë' së Sali Berishës me 1594 vota. Kjo është e vetmja bashki ku Lulzim Basha e ka mundur Sali Berishën.

Krahasuar me një vit më parë me zgjedhjet e 25 prillit, PD-ja ka pësuar një humbje me 14%.3. Nga ana tjetër, PS ka pësuar një rritje me gati 10%. Nga ana tjetër bashkimi i LSI-së me Sali Berishën i ka sjellë asaj një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara me rreth 12%.

Në fund të numërimit, fituesi i zgjedhjeve në Rrogozhinë Edison Memolla, takoi Hekuran Xhanin nga 'Shtëpia e Lirisë'.

Ora 20:47
VORË/ Votimi dhe numërimi elektronik në Vorë, PS merr bashkinë e parë (+15.8%)! Koalicioni Berisha-Meta merr 4-fishin e votave krahasuar me Bashën

PS ka fituar bashkinë e parë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Në bashkinë Vorë votimi dhe numërimi ishte elektronik, ku rezultati përfundimtar u dha shumë shpejt.

Rezultatet në Vorë nxorën fitues Blerim Sherajn të Partisë Socialiste me 8431 vota, i cili kishte një diferencë të madhe me kandidatët e tjerë. Gjithashtu ajo që vihet re është se dhe koalicioni Berisha-Meta marrin 4-fishin e votave krahasuar me Bashën. 

Shqiptarja.com sjell në kohë reale jo vetëm rezultatin por edhe krahasimin me zgjedhjet e 25 prillit, ku në 2022 PS ka marrë 69.38 % të votave duke pësuar një rritje me 15.83 % me një vite më parë në zgjedhjet e 25 prillit që mori 53.85 % të votave. Ndërkohë që PD ka pësuar ulje prej 29.96 %. Ndërsa koalicioni  Berisha-Meta ka pësuar rritje me 18.23 % krahasuar me një vit me parë, edhe pse duhet theksuar se në zgjedhjet e 25 prillit LSI doli e vetme.

Pjesëmarrja në bashkinë Vorë ishte 11 096 votues, ku Blerim Sheraj i PS mori 8431, Lulzim Vrana i koalicionit Berisha-Meta mori 2956 vota dhe Ymer Marku i PD mori vetëm 764 vota. 290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat. Procesi i numërimit ende nuk ka nisur për bashkitë e tjera.

Procesi i votimit në Vorë u zhvillua me problematika ku në 22 qendra votimi nisi pa kryetar komisionesh nga PD. Ata u përjashtuan për shkak se nuk ishin nga Vora. Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi theksoi në një deklaratë se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë të komisionerëve, por shtoi se është kuorumi minimal i tyre dhe prandaj po zhvillohen normalisht votimet. Nga ana tjetër PD bëri kallëzim penal për 5 anëtarët në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke i akuzuar se kanë minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.

Pasqyrimi i votave për Bashkinë Vorë
B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 08/03/2022 05:19

    Pu pu pu sa ka degraduar kjo shoqeri

    Përgjigju
  • Iris: 08/03/2022 01:40

    Nuk eshte ndonje humbje e madhe nga PD po t'a marresh holle-holle.Se pari, menyra e dyshimte si u fut Berisha ne zgjedhje,qe e nxorren nga dera,por u fut nga dritarja edhe pse s'kishte parti te njohur me ligj;se dyti,e ndihmoi fakti qe u bashkua me LSI,sepse vec e vec Meta me Berishen nuk kishin per te marre vota aq sa moren;se treti,Basha humbi sepse akoma ka militante qe s'ia falin disa gjera si humbjet e vazhdueshme ne zgjedhjet kryesore,braktisjen e kuvendit e zgjedhjeve lokale,mos doreheqjen si kryetar,perjashtimin e Berishes dhe largimin e disa fig.te rendesishme te PD;se katerti,ka akoma budallenj qe jane gati te japin dhe jeten per Saliun dhe jane aq idiote te verber ne besnikerine e tyre ndaj Sales,sa qe do t'i krahasoja me disa si Gebelsin etj,qe vrane veten e familjet,sepse nuk e imagjinonin nje Gjermani pa Hitlerin,edhe keta se imagjinojne dot PD dhe Shqiperine pa Sali Berishen ne krye.

    Përgjigju
  • Lleshi: 07/03/2022 19:48

    Shkoder kur** e tregoj edhe njehere veten!

    Përgjigju
  • aritmetika: 07/03/2022 16:54

    lexoni o njerez Deri në këtë fazë, ai ka arritur që të marrë 20.095vota, me një diferencë mbi 1800 vota nga vendi i dytë, kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni. Kjo e fundit ka arritur që të marrë 18.120 vota. as zbritje sdine te bejne. ka mbi 30 min qe jan mbylur zgjedhjet dhe as rezultatin sjapin. edhe nje pyetje per Bolino. si shpjegohet qe ne keto 13 vjet qytet ku nuk fiton rama...mbyllen si numurim te fundit?'

    Përgjigju
  • Floriri votave: 07/03/2022 16:42

    6 marsi i caktuar ne gjirin e lalzit pritej te kishte kete rezultat. Te tre jane komshinj bos, kete here u paguan parate para 6 marsit, se s'kane bythe me te diskretitohen per blerje votash. Tani e tutje mund te kemi surpriza te pakendshme nga keta tre te degraduar, mos kerkojne si eprori tyre putin te bejne Shkodren te pavarur, e ta bejne serbi e rusi, te fshehin ato qe kane vjedhur, duke vendosur ne krye te Shkodres kete pizevengin spahia.

    Përgjigju
  • Fshati: 07/03/2022 14:09

    "Humbje historike" ! Me duket se nuk eshte hera e pare qe po humb shoku Lul. Nuk mbahet mend ne se ka fituar ndonjehere.

    Përgjigju
  • zefi: 07/03/2022 14:08

    Fitoi NON GRATA... Bravo shpellare...

    Përgjigju
  • Lala i Lushnjes: 07/03/2022 13:52

    11.191 vota për kriminelin dhe hajdutin më të madh të të gjitha kohërave. Turp! Turp! Turp! Nuk kan faj. Në rastin më të mirë jan kthyer nga gjuetia e zhabgave, i ka zënë cërma nga lluca dhe nuk dinin kushkonin zhabaxhintë e mi. Megithse një shok këtu në kurbet më tha:-Shumë shpellar paska mbledhur Lushnja patrioti.

    Përgjigju
  • Naku: 07/03/2022 11:34

    Ndoshta abstenon me shume se 50% e popullates.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP HAJDAR BULE LEKA [ KEPI ]: 07/03/2022 10:43

    O Hamdi aga traga traga po ça do ti të votojn non gratën siç e votun debilët Shgodran që të gjitha i ban. Po kush e mbron Shqiprin ? USA . Po pa Amerikën ti si shtet nuk ekziston e kur nuk bon hajër. Se Amerika ka 100% të drejt a i ke pa ti fmit e kriminelit hajdut Sali bajgës që jan multi miljoner me euro. A e ke pa Grigorin djalin e Edi Ramës me një Audi të lodhme 5000 euro. A e ke pa pederastin e Sali bajgës Jamarbër Malltezin me Mercedes 150 mij euro Zen peshkaqenin me Audi Q7 129 mij euro e Amerika spaska të drejt o hamdi aga. Po 100 her më mir Edi Rama se sa kriminelët hajdut Sali bajga e Ilir floriri kryehajdut. Prandaj o hamdi karroqja Edi Rama i duhet Shqipris se Amerika se respekton kot Edi Ramën e bo non grata kriminelin Sali bajga. Amerika di ça bon se sështë kot shteti numur 1. Po ça ti bosh kur Shqipria ka njerëz si ty e si shkodranët idjot.

    Përgjigju
    • Riku: 08/03/2022 05:23

      Pu pu pu ke dhe te drejte vote me ket aftesi perceptimi pu pu pu ti asgjeson voten time... kush pret 30 vjet sa te ngordh ky brez hudhre :)))

    • Shkodra: 07/03/2022 23:02

      Shkodranet jane bere me fiks si ata qe linin koken per enverin, edhe bar do hane dhe pd nuk e tradhetojne. Megjithese pd e ka tradhetuar shkodren qe ne 92.

  • Hamdi: 07/03/2022 02:17

    Fitoret e partise sone te lavdishme vertet qe te kallin daten. Dhe "rritja" spektakolare me 10 deri 20% eshte vertet mbreslenese sidomos kur pjesmarrja eshte ulur me 75%!!! Iu lutemi ndonje personi qe te shkruaj dy rreshta per tragjedine e madhe gjysma e 25% zgjedh. Rama bashke me Ramet e tjere si Sala e Meta i bien gjoksit se si ia kane arritur te privatizojne edhe elektoratin. U hengert balua u hengert.

    Përgjigju
  • K.z.a.z. nr 1 shkoder. ...: 07/03/2022 01:33

    Robt ku ti kene te gjitha partite e degjeneruara majtas e djathtas,,,populli ju peshtyu ne fytyre..ik q...uni...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

PD i përgjigjet sulmeve të Metës, risjellë akuzat e tij për Berishën: E kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin

PD i përgjigjet sulmeve të Metës, risjellë akuzat e tij për Berishën: E kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin