Basha: Ka dalë vetëm një pjesë e vogël e përgjimeve (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se përgjimet që kanë dalë nga gazeta gjermane 'Bild' për dosjen 339 të grupit të Shijakut ku është kapur duke folur edhe kryetari i bashkisë së Durrësit, Dako dhe dosjen e Dibrës, të njohur si 184 janë një pjesë e vogël, pasi ka edhe shumë të tjera.

'Ka dalë vetëm një pjesë e vogël e përgjimeve' tha ndër të tjera ai duke paralajmëruar të tjera, edhe pse opozita ka deklaruar se nuk ka dijeni nga kanë dalë.

Intervista e plote
Zoti Basha, Shqipëria ndodhet në një ngërç politik. Cili është vizioni dhe kompromisi juaj për daljen nga kjo krizë?

Kriza politike ka 3 dimensione. Ka kapjen e të gjitha pushteteve në një dorë, pra, autokracinë. Të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu, qeveria, parlamenti, drejtësia, mediat janë të kapura nga i njëjti pushtet. Ekonomia është monopolizuar dhe është në duar të këtij pushteti. Publikimet më të fundit të gazetës prestigjioze gjermane Bild, tregojnë se jo vetëm kemi kapjen e shtetit nga krimi, por kemi shkrirjen në një të  partisë në pushtet, qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Zgjidhja e kësaj krize politike nuk mund të kalojë thjesht nëpërmjet një marrëveshjeje të rëndomtë politike me një pazar mes palësh. Nuk mund të ketë zgjidhje të kësaj krize pa drejtësi dhe pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin dhe kriminelëve që, së bashku, kanë asgjesuar procesin politik, kanë vjedhur zgjedhjet, kanë devijuar vullnetin popullor dhe kanë prodhuar themelet e kësaj krize - një parlament ilegjitim, një qeveri ilegjiime, të dalë jo nga vota e qytetarëve, por nga diktati i krimit të organizuar, me paratë e drogës dhe të krimit dhe që, si rezultat, vazhdon të mbetet peng i interesave kriminale dhe private, në vend që t’i shërbejë interesave publike. 

Pse mendoni se bojkotimi i zgjedhjeve, por edhe bojkotimi i mandateve në Kuvend është zgjidhja e duhur për Shqipërinë?
Ne përfunduam së qeni një fasadë e një Kuvendi tashmë të faktuar si produkt i diktatit të krimit. Provuam për afro dy vite, që brenda këtij Kuvendi të bënim reformat e duhura për të shkatërruar këtë lidhje midis politikës dhe krimit, këtë shkrirje në një të pushteti me krimin. E nisëm me komisione hetimore parlamentare për rolin e politikanëve kryesorë në vend në kthimin e Shqipërisë në një bazë të krimit e të drogës dhe komisionet, së pari u refuzuan, pastaj u sabotuan, ndonëse Kushtetuta e thotë qartë se është e drejta e opozitës të ketë hetime të tilla parlamentare. Ne vumë re që, përmes kapjes së prokurorisë, pushteti, qeveria arriti jo thjesht t’i ngadalësonte, por, praktikisht, t’i stoponte investigimet, hetimet e dosjes 339/1 dhe dosjes 184, që janë vjedhja e zgjedhjeve në Dibër dhe vjedhja e zgjedhjeve 2017 nga funksionarët më të lartë të PS në bashkëpunim me krimin. Vendimi ynë, padyshim, i paprecedentë, u zbulua të ishte vendimi i vërtetë, sepse tashmë gjithë bota e ka parë se parlamenti shqiptar, qeveria shqiptare nuk janë produkt i votës së popullit, por janë produkt i shkrirjes në një të qeverisë, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar. 

Bashkësia ndërkombëtare në Shqipëri ka kërkuar që kjo krizë të zgjidhet me dialog. Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka ftuar për dialog. Cila është përgjigja juaj ndaj një ftese të tillë?
Ftesat për dialog që bëhen sa për sy e faqe apo akoma më keq, për propagandë nuk jane ftesa por janë përpjekje për t’i hedhur hi syve njerezve. Në krizën aktuale në Shqipëri është qartë se shkaktari kryesor është zoti Rama, i cili, për pushtetin e tij ka lidhur një pakt me krimin, çka faktohet edhe nga këto dosje hetimore, 339, 184. Disa gjëra dalin qartë nga këto dosje hetimore, megjithëse pak minuta janë zbardhur. E para, që në Shqipëri zgjedhjet janë vjedhur në të gjithë territorin. Nga Durrësi në Dibër, nga Shkodra në Lezhë e kudo, rrjetet kriminale janë bashkuar me PS për të vjedhur zgjedhjet. Së dyti që vjedhja e zgjedhjeve është bërë me të gjitha metodat, me blerjen e votave, me mbledhjen e kartave të identitetit, me ndalimin e votuesve të opozitës për të shkuar për të votuar, me frikësimin e tyre, me presionin ndaj administratës publike, me përdorimin e Policisë së  Shtetit. Pra, janë përdorur të gjitha metodat për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet. Së treti, që në këtë proces ka qenë e përfshirë e gjithë kupola shtetërore, e gjithë administrata shtetërore, pra, nga kryeministri tek ministrat, tek deputetët, tek zëvendësministrat përsa i përkët kupolës politike, nga drejtorët e administratës, drejtorët e policisë, tek polici i thjeshtë, tek mësuesi i thjeshtë, që kërcënoheshin me bukën e gojës, nëse nuk shërbenin si kamikazë politikë, si militantë, për të vjedhur apo për të marrë e për të blerë vota per partinë në pushtet. Së katërti, është e qartë se në këtë ndërmarrje janë mobilizuar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, nga bosët e krimit ë organziuar nga imerlalët, bajrët, shullazët me shokë deri tek kriminelët më të rëndomtë janë bërë njësh në këtë përpjekje të PS për të marrë pushtetin nëpërmjet shitblerjes së votës, intimidimit të votuesve dhe përdorimit të resurseve shtetërore. Pra, ajo që ne mësuam nga Bild-i, radiografia që Bild-i i bëri procesit zgjedhor në Shqipëri, është që nuk kemi të bëjmë më thjesht me një shtet të kapur nga krimi, kemi të bëjmë me një shtet të shkrirë në një me krimin e organizuar. Ndaj, asgjë nuk do ta zgjidhë këtë krizë pa u ndëshkuar hajdutët e votave, qofshin kriminelë të rrugës apo politikanë të bërë njësh me krimin. Ky është një kusht i panegociueshëm, jo thjesht për opozitën, po në qoftë se nuk arrijmë këtë, nga kjo krizë do të shkojmë në një krizë tjetër akoma më të thellë.

Zoti Basha, megjithatë, edhe pse presidenti i vendit e anuloi realisht datën e zgjedhjeve, partia Socialiste instiston se do t’i mbajë zgjedhjet. Cili do të jetë reagimi i Partisë Demokratike?
Për ne është fare e qartë, 30 qershori nuk është një datë zgjedhjesh. Votime ka edhe në Korenë e Veriut, për liri dhe demokraci flet edhe Maduro i Venezuelës. Procese farsë mban edhe Berdinmuhamedovi i Turkmenistanit. Po këto nuk janë standarde perëndimore. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Nuk mund të ketë zgjedhje me një kandidat. Çfarë zgjedhjeje është ajo,  kur ti ke një kandidat? Kjo na kthen pas në kohën e sundimit të diktaturës së Enver Hoxhës. Nuk bëhet fjalë për një proces zgjedhor, nuk ka zgjedhje me 30 qershor, ka një tentativë të një partie të kriminalizuar nga një kupolë njerëzish që e kanë braktisur interesin publik prej kohësh, kanë braktisur edhe interesin e socialistëve të thjeshtë dhe që i shërbejnë vetëm karriges, pushtetit pra dhe pasurimit të tyre dhe për këtë interes, janë në bashkëpunim të ngushtë me një grusht kriminelësh dhe një grusht oligarkësh grabitqarë. Është një kupolë njerëzish që kanë shtënë në dorë gjithçka në këtë vend, pushtetin, pasuritë, buxhetin, drejtësinë, institucionet, mediat dhe duan që, përmes një procesi farsë zgjedhor, të kapin edhe pushtetin lokal, pra të kapin të gjitha pushtetet. Dilema është fare e qartë, zgjidhja është fare e qartë, ose do të pranojmë Shqipërinë e atyre, një grushti njerëzish që kontrollon dhe ka gjithçka, ose do të bëjmë çdo përpjekje për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve. Dhe kjo e dyta mund dhe do të kalojë vetëm përmes vlerave dhe parimeve perëndimore të demokracisë dhe shtetit të së drejës.

Zoti Basha, si mendoni se do të reflektojë kjo situatë në hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian?
Është e qartë,  ka 3 vjet që Shqipërisë i refuzohet hapja e negociatave, sepse nuk përmbush detyrat. Lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar vazhdojnë të mbeten prioritetet kryesore për shtetet anëtare, në të cilat Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara, por ka bërë hapa pas. Dëshmi e kësaj është edhe vota e parlamentit hollandez për t’u rikthyer shqiptarëve regjimin e vizave, diçka që ne, me shumë sakrifica arritëm ta hiqnim në vitin 2010. Tani, akoma pa u mbushur 10 vjet nga ky moment, dhjetori i vitit 2010, e mbaj mend shumë mirë, sepse kam qenë ministër i brendshëm, që udhëhiqte procesin e plotësimit të kushteve për heqjen e vizave, një nga vendet anëtare ka vënë në lëvizje mekanizmin për rikthimin e vizave për shqiptarët. Pse? Është e qartë, për shkak të drogës, për shkak të krimit, për shkak të korrupsionit, të bërë njësh me qeverisjen në Shqipëri. Evropa nuk është raciste, Evropa nuk është kundër shqiptarëve, Evropa është kundër drogës. Evropa nuk është kundër qytetarëve, është kundër qeveritarëve të korruptuar. Ndaj, rruga për të hapur negociatat është e qartë dhe e thjeshtë: nuk shkohet në Evropa pa u sjellë si evropianë. Nuk shkohet në Evropë pa respektuar themelet e bashkëjetesës demokratike evropiane, zgjedhje të lira e të ndershme, një standard dhe jo dy standarde në drejtësi, pra ligji i barabartë për të gjithë, fund pandëshkueshmërisë së politikanëve. Këto janë vlerat për të cilat qendron Evropa, këto janë vlerat për të cilat lufton Partia Demokratike, opozita dhe aleanca më e madhe e qytetarëve që vendi ka njohur, do të thoja që prej vitit 1992.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir: 23/06/2019 16:00

    E dine edhe femijet se nuk kane dale tegjitha pergjimet.ka shume shume si per te majtet edhe te djathtet,qe kane kthyer kete vend ne teater te krimit.Te gjitha shpresat jane te reforma ne drejtesi,per te pare te gjitha vidiot e krimit.

    Përgjigju
  • Maks: 23/06/2019 12:59

    Mut o lule mut me keto pergjime iu rrun lesht atyre sepse ti fushaten e bete me lek dhe me banditat e nul nokes

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 23/06/2019 10:35

    dhe më mir se cdo njeri tjetër luashi e ka kuptuar,,lulash je nji piramidë përmbys që sa vjen e bën posht,,se përkundrazi nga shumica e politikanëve ti e fillove direkt nga maja ,,pa asnji mundim ,,VEÇ MASHTRIM....PËR TË MIRËN E DEMOKRATËVE DHE TË GJITH SHQIPTARËVE ,,fundi yt esht shum afër

    Përgjigju
  • Nje keshille e thjeshte.: 23/06/2019 10:32

    Luli, kujdesu per shendetin vella, sepse pastaj do jete von. Nje " kokerr gruri" eshte dhe po te iku ske ku e gjen. Ska vende as ne elbasan

    Përgjigju
  • KASAPI DERRAVE REXHEP LEKA [ KEPI ]: 23/06/2019 10:00

    O lyl po ti mor lyl je i mbytur me skandale madhështore. Ti mor bur grash që lyen flokët nuk u paraqite në gjyq në kohën e kryekrimineli malok salheut. Sado që drejtësia e asaj kohe ishin njërzit e salheut me nga 3 klas shkoll e me 3 muaj krimineli jot komonist i bëri prokuror e gjykatës. E ti prap nuk u paraqite. A e kupton ti se kush je ti je hajdut e kriminel që i ke duart me gjak o kok lyer lyli përlyer.

    Përgjigju
  • ERP: 23/06/2019 09:11

    Ti qelbesire shko perballu me ceshtjet e tua

    Përgjigju
    • PRE: 23/06/2019 09:17

      Ngadale or ti Rilesh

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli