Përgjimet e Bild/ Lulzim Basha: Rama po përpiqet të justifikojë krimet shtetërore përmes parimeve naziste

Kryedemokrati Lulzim Basha doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp për të folur për publikimin e përgjimeve nga gazeta gjermane Bild. Basha tha se Rama po përpiqet të heqë vëmendjen nga këto përgjime duke u përpjekur t'i kalojë ato si një gjë normale dhe duke mos bërë as përpjekjen minimale të distancohet.

Ai se nuk mund të ketë asnjë marrëveshje me Ramën dhe me ata që janë kapur në përgjime. Basha u shpreh se Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të gjithë të përfshirët në dosjet 184 dhe 339 të ishin larguar nga funskionet e tyre shtetërore.

"Respket për të gjithë ju që morët pjesë në manifestin kundër Edi Ramës. Dua të falenderoj mijëra shqiptarë për mesazhet e mbështetjes që më kanë dërguar dhe t;iu përcjell bindjes se përpjekja jonë ka rëndësi kombëtare. prej ditësh në median shqiptare po bëhet një fushatë nga Edi Rama për të mbuluar krimet e rënda. Kjo është një kopje e parimeve naziste për të justifikuar krimet shtetërore. Po mohohet në mënyrë flagrante se në Dibër dhe në Durrës kanë ndodhur krime. Këto biseda po shiten si biseda të pafajshme. një linjë tjetër është relativizimi i krimit që ka ndodhur duke thënë se vjedhja e votës nuk gjë para krimeve të tjera politike që shqiptarët të mendojnë se të gjithë janë njësoj. Qëllimi tjetër është paraqitja e situatës si normale. Këto teza i përhapin vetë njerëzit e përfshirë në krim. pamjet e Edi Ramës, Gjiknurit. Ulsi Manjës duke u sjellë me arrogancë ndaj përgjimeve janë neveritëse të një grupi njerëzish që krimi i ka kthyer në gënjeshtarë dhe patologjikë. Rama nuk ka denjuar as të bëjë sikur distancohet. të gjithë mendojnë se krimi do harrohet por nuk do harrohet. Ju ftoj të gjithëve ju që jeni kundër krimit të thoni dhe të përsërisni kudo të vërtetën e thjeshtë. Të gjithë këta kanë bashkëpunuar me krimin për të vjedhur votat. Kriza politike ka lindur nga bashkëpunimi i Ramës me krimin.

Politikisht ajo që duhet të ndodhë është dorëheqja, largimi i Edi Ramës. Politikisht këta njerëz nuk mund dhe as nuk duhet të qëndrojnë në pushtet. Ata tashmë janë subjekt i drejtësisë dhe jo i politikës. Drejtësia duhet të hetojë çdo lloj lidhje mes qeverisë dhe krimit. në Shqipëri nuk mund të ketë dhe nuk do ketë lidhje të lira dhe të ndershme. Shteti u dha Avdylajve edhe mundësinë të përdorin dhe pastrojnë paratë e krimit duke ju dhënë leje ndërtimi dhe leje të tjera, direkt apo indirekt në emër të tyre. Mbi katër leje ndërtimi ka marrë banda e Avdylajve nga Vangush Dako. E njejta gjë në Peshkopi. Imer Lalës dhe të tjerëve shteti u dha licensën të kultivonin dhe trafikonin drogën. Madje policia direkt u ka afruar këtë pazar kriminelëve: na ndihmoni të vjedhim vota dhe jeni të lirë të mbillni kudo kanabis. Vjedhja e votave ka çuar në kapjen e shtetit dhe të ekonomisë nga krimi.Trafikantët e drogës sot financojnë direkt apo indirekt kompani ndërtimi, projekte zhvillimore, kompani minerare, kompani transporti, televizione, koncesione publike, punë publike, janë në naftë në minerale ne rezorte turistike dhe në zhvillimin e pronave
Jo pak biznese tani kanë bërë aleanca me kriminelët për menaxhimin dhe mbrojtjen e bizneseve të tyre sepse krimineli u ofron atyre edhe forcën e dhunës, edhe mbrojtjen e shtetit.Prandaj, hetimi i vjedhjes së zgjedhjeve nuk do jetë kurrë i plotë pa hetuar në thellësi bashkëpunimin ekonomik të krimit me shtetin, si shpërblim për vjedhjen e votave.Drejtësia nuk mund të bëhet pa zbuluar të gjithë shtrirjen e konspiracionit krim-qeveri."
, tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alniku: 23/06/2019 00:13

    Të jemi realist sikur rilindja të ketë bo 99 ama Luli i ka bo 100 1 vjedhjen rruga e Kombit 2 shitjen e detit 3 vrasjet në bulevard 4 o ka vjedhur ky vota saqë edhe në partinë e tij , prandaj është një njeri pa shtyllë kurrizore dhe nuk i beson asnjë

    Përgjigju
  • robi: 22/06/2019 22:16

    Në radhët e partisë tuaj ndodhet kryegangsteri i pd dhe komandanti i naziskineve të Mamurrasit dhe Flamur Herman Geringu dhe që dogji shkollën në Shkodër veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri, mos fol o Bashe se fryma naziskin e ndodhet tek ju që për nga ukerimat që keni bërë në Bulevardin kryesor të Tiranës ja keni kaluar 10 herë dhe Fyrherit të Rajhut të Tretë

    Përgjigju
  • shqipetar: 22/06/2019 21:27

    Dhe ti per fatin tend te keq i ke duart me gjakun e 4 baballareve shqipetare !!!.ju duheni terheq zvarre neper shqiperi dhe prap pak e keni.TURP atyre qe u vijne pas. DO ngeleni ne histori o te shitur tek rusi dhe serbi ti me ne krye SALI RAM BERISHEN DHE ILIR METEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari