TIRANË- Kryedemokrati Basha e kryeministri Rama janë përplasur në distancë për situatën COVID-it. Ishte Basha i pari që nisi "lojën" e reagimeve", mes akuzave për qeverinë se se ka humbur kontrollin mbi pandeminë.
Përgjigja nuk mungoi nga kryeministri Edi Rama, i cili tha s’ndal dot as aleaten e tij Kryemadhin që të ndalë fushatën e përhapjes së COVID. Kaq ka mjaftuar që Basha dhe Rama të vijojnë replikat në distancë, duke sjellë reagime të njëpasnjëshme mes akuzave të forta dhe ironive nga të dyja palave.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka ripërsëritur edhe një herë pikat sipas së cilit do i jepnin një zgjidhje situatës së pandemisë, që për të nuk është menaxhuar si duhet nga qeveria Rama. Kjo "këshillë falas" vjen në vazhdën e replikave të shumta që ka pasur sot me kryeministrin Edi Rama në distancë.
"Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore. Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve", shkruan Basha.
Nuk ndalen replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Rama i ka kthyer përgjigje Bashës për akuzat për situatën e COVID-19 dhe inceneratorët.
"Sipas Lulëzimit plehrat duhet të bëhen kapicë në çdo rrugë të Tiranës që njerëzit të mos preken nga Covidi dhe mund të kurohen! Jo Lulëzim, plehrat nuk kthehen më në Tiranë, as opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit", shkruan Rama.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka aukuzar sërish kryeministrin Edi Rama situata e COVID i ka dalë jashtë kontrollit dhe se sa vjen gjendja përkeqësore.
"Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit", shkruan Basha.
Për kryedemokratin, teksa Rama e ka mendjen nga sulmet politike, shumë njerëz po vdesin për fajin e tij.
"Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???", përfundon ai.
Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kryedemokratit Lulzim Basha.
"Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh,thoshte Shvjeku i shkretë", shkruan Rama.
Kreu i PD Lulzim Basha e ka nisur javën sërish me një sulm ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se i ka dalë nga duart situata e pandemisë.
Situata e të sëmurëve me Covid po rritet thotë Basha, ndërsa shton se kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit.
"Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura", shkruan ai,
Teksa akuzon Ramën se i ka dalë jashtë kontrollit situata e pandemisë, bën apel që të rriten testimet.
"Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve", thekson më tej kreu demokrat.
Lulush bibilush ... per ty vlen nje koqe rrush...
PërgjigjuDy fytyra te neveritshme....dy gjela ne maje mases plehut(korrupsionit)...kikikikiriki.
PërgjigjuLYLI ËSHTË FUNDI I SHQIPRIS SHIKONI KTË MERHUM ME EMRIN LYL DYL BËN POLITIK KY BUR KARAGJOS NUK DI TABELËN E SHUMZIMIT E SDI TË BËJ MBLEDHJE DHE ZBRITJE. E KY KRIMINEL HAJDUT DO BËJ POLITIK. O MOJ E SHKRETA SHQIPRI QË TË KAN QIT ME KRY NË HI. MJER SHQIPTARËT ME TË TILL PAÇAVURE SI LYLI QURE.
PërgjigjuPo kur bente protesta basha ne tiran e durres etj (reth kohes se protestave te studentave per ate turin) cik me prrpara besoj. Po kur nxirte njetez ne protesta per teatrin. A thua ka qen me plan qe te perhapej me shum pandemia edhe te thosh "ps/rama po keq qeveris"? Tani thot ky laro qe njerzit po vdesin! Pse si mendove njerzit para 6muajve ti o legen kur beje protesta
E kane mesuar ne Holland duke shit miell nga ai cilsise se larte.CUFO CUFO O GJUMASH SHKON NE SHKOLLE AVASH AVASH.