Basha kërcënon të pabindurit
me përjashtim nga lista e 2017

Basha kërcënon të pabindurit<br />me përjashtim nga lista e 2017
Për gardën e vjetër të Partisë Demokratike, sidomos për kundërshtarët e deklaruar dhe të heshtur të Lulzim Bashës, ka një rrezik të trefishtë, për t’u përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017. Kërcënimi i parë vjen nga një lëvizje e paralajmëruar e Lulzim Bashës, i cili ka deklaruar se 35 për qind e listës së kandidatëve për deputetë do të përbëhet nga përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ky kushtëzim kufizon automatikisht mundësitë për ish-ministrat dhe deputetët kundërshtarë, për të qenë pjesë e parlamentit që do ta dalë nga zgjedhjet e 2017. Në një kohë kurë, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Astrit Patozi dhe Eduard Selami kanë shprehur hapur rezerva për mënyrën se si Lulzim Basha po e drejton partinë, kreu i PD, me anë të kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi, u ka kujtuar edhe një herë se 35 për qind e listës së kandidatëve për deputetë do të përbëhet nga të rinjtë. “Për ta mbyllur me premtimet dhe përkrahjen që PD do t’u ofrojë të rinjve, nuk duhet të harrojmë se në zgjedhjet e ardhshme, plot 35 % e kandidatëve zyrtarë për deputetë të PD, do të jenë të rinj nga radhët e FRPD. Përzgjedhja e tyre do të bëhet përmes një formati amerikan të përballjes me debate dhe platforma konkrete për rininë”, shkruan Belind Këlliçi. Ndërkaq, nëse Basha do të përfshijë në listë edhe rrethin e bashkëpunëtorëve të ngushtë, siç edhe ka gjasa të ndodhë, që nga Grida Duma, Jamarbër Malltezi, Enno Bozdo, Kreshnik Çollaku, Besnik Aliaj etj., karriera e të “vjetërve” është në pikëpyetje.

Kërcënimi i dytë
Kërcënimi i dytë për kritikët e Lulzim Bashës në parti, vjen nga një lëvizje tjetër e kryetarit, i cili pritet të hedhë në votim, në strukturat drejtuese të partisë, renditjen e kandidatëve në listë. Lëvizja bazohet në statutin e partisë, i cili parashikon që Këshilli Kombëtar vendos për të gjitha kandidaturat kandidaturat elektorale, sipas propozimit të Kryesisë së PD. Në zgjedhjet e fundit në PD, Basha ka forcuar pozitat në Këshillin Kombëtar. Po thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e Bashës në Bashkinë e Tiranës u katapultuan në forumin e lartë të Partisë Demokratike.

Kërcënimi i tretë
Deputetët e grupit parlamentar demokrat, por edhe të grupeve të tjera, rrezikohen nga një kërkesë e grave deputetet, e cila pritet të reflektohet në ligjin e ri zgjedhor. Aleanca e Grave Deputete ka kërkuar barazi të plotë gjinore në hartimin e listave të kandidatëve për deputetë, pra 50 për qind burra dhe 50 për qind gra, por dy forcat kryesore në pushtet mësohet se kanë pranuar masën 40 për qind. Nëse mes grupeve parlamentare do të ketë konsensus për finalizimin e propozimit me votë në Parlament, atëherë Parlamenti që do të dalë nga zgjedhjet e 2017 do të përbëhet nga 56 gra deputete. Për rrjedhojë, duke iu referuar edhe surprizave të natyrshme të listave, gati gjysma e deputetëve aktualë burra, përjashtohen automatikisht nga Parlamenti i ardhshëm. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois