Seanca gjyqësore për regjistrimin për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit të Bashës është shtyrë sërish. Avokati i Bashës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Niko Rrapi nga procesi gjyqësor. Por, palët në këtë proces, Rithemelimi dhe Bardhi thonë se është thjesht një truk i Lulzim Bashës për të zvarritur procesin gjyqësor. Përfaqësuesi i Bardhit, Marash Logu u shpreh për mediat se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit është e turpshme dhe e paligjshme.
“Vazhdimi i lojës së turpshme të Bashës për ta mbajtur pezull dhe zvarritur statutin e PD. Përfaqësuesit e Bashës përdorin çdo lloj truku për ta shtyrë. Ajo që kemi thënë në këtë proces gjyqësor, pavarësisht çdo mjeti nuk ka gjykatë që mund të legjitimojë vendimmarrjet e Kuvendit të 2 shtatorit. Frika që kanë përfaqësuesit e Bashës i shty sot të bëjnë aktin e radhës të turpshëm dhe të paligjshëm për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit”, tha Logu.
Përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit tha se shtyrja e seancës është skandaloze, ndërsa thotë se kanë kërkuar pezullim të këtij gjykimi, pasi sipas tij fillimisht duhet të japë Gjykata e Lartë një vendim mbi cështjen se kujt i takon vula e partisë, Bashës apo Berishës.
“Kërkojnë gjëra që i kanë, janë manovra që ky proces të mos shkojë deri në fund dhe gjykata të mos dalë më vendimin që pritet të dalë, që është pezullimi procesit derisa të zgjidhet në gjykatë. Bëjnë që ky proces të shtyhet sa më shumë, ishte zoti Krischbaum që anonçoi diçka skandaloze që tha se vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë, që e përgënjeshtroi Gjykata e Lartë. Është e katërta herë që shtyhet, që është skandaloze. Ne si përfaqësues të Berishës kemi kërkuar pezullimin e këtij gjykimi, për sa kohë që nuk është zgjidh në themel, nuk mund të regjistrohen kërkesat e Bashës”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor: