Statuti i PD/ Shtyhet seanca, avokati i Bashës kërkon përjashtimin e gjyqtarit: S'kërkoi dokumentet për të vërtetuar mbledhjen online të Këshillit të Bardhit

TIRANË- Në Gjykatën Civile të Tiranës është shtyrë sërish seanca për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit të Lulzim Bashës. Përfaqësuesi i Bashës, Indrit Sefa ka kërkuar që t’i vihen në dispozicion dokumentacioni për zhvillimin e mbledhjes online të Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit, por kjo kërkesë është rrëzuar me argumentin se nuk është procesi në fjalë për të sjell këto dokumente.

Sipas vlerësimit të gjykatës, në dosje ka dokumentacione të mjaftueshëm dhe me këtë arsyetim u rrëzua pala e Bashës. Nisur nga kjo, Sefa tha se do të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit Niko Rrapi nga procesi gjyqësor. Për mediat, Sefa tha se gjyqtari ka mbajtur anë dhe se PD kërkon që të shqyrtojë dokumentet që vërtetojnë mbajtjen e mbledhjes online të Këshillit, të cilën e quajti thjesht një imagjinatë të Bardhit.

“Kemi kërkuar dokumentacion në lidhje me zhvillimin e Këshillit Kombëtar imagjinar dhe online. Duam dokumenatcionin e paraqitur dhe të presupozuar që ekziston, duam që palët që janë në proces të vërtetojnë që ky Këshill Kombëtar imagjinar është zhvilluar apo jo. Gjykata vendosi që këtë dokumentacionin mos ta kërkojë, në kërkuam përjashtimin e gjyqtarit të çështjes për një anshmëri. Do paraqesim edhe kërkesën për përjashtim dhe do shohim në ditët në vijim se kujt gjykate do i drejtohemi. Absurde të vish në një proces gjyqësor dhe të mos paraqitet dokumentacioni. Duam ta vlerësojmë. Ne kemi dyshime se ajo mbledhje nuk është kryer kurrë dhe personat që kanë marrë atribute që nuk i takojnë kanë firmosur në lidhje me këto dokumentacione”, tha Sefa.

Këtë lëvizje të grupit të Bashës, përfaqësuesit e Rithemelimit dhe të Bardhi e shohin si një truk për të zvarritur procesin ligjor.

“Vazhdimi i lojës së turpshme të Bashës për ta mbajtur pezull dhe zvarritur statutin e PD. Përfaqësuesit e Bashës përdorin çdo lloj truku për ta shtyrë.", tha Marash Logu, përfaqësues ligjor i Bardhit.

Përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit thotë se kanë kërkuar pezullim të këtij gjykimi, pasi sipas tij fillimisht duhet të japë Gjykata e Lartë një vendim mbi cështjen se kujt i takon vula e partisë, Bashës apo Berishës.

"Është e katërta herë që shtyhet, që është skandaloze. Ne si përfaqësues të Berishës kemi kërkuar pezullimin e këtij gjykimi, për sa kohë që nuk është zgjidh në themel, nuk mund të regjistrohen kërkesat e Bashës”, u shpreh ai.  

Gjykata deklaroi në vijim se vendimi për kërkesën për përjashtim do të merret nga një trup gjykues. Në rast të mos pranimit për ndryshim të gjyqtarit, seanca e radhës vendoset në datë 13 nëntor, ora 15:00.

Në ndryshimet statutore të 2 shtatorit, Lulzim Basha emëroi veten e tij në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike çfarë çoi shkarkimin e Gazmend Bardhit, t’i hiqte disa kompetenca sekretarit të përgjithshëm dhe t’ia kalonte kryesisë së partisë. Po ashtu, përjashtim të kandidatëve që garuan në siglën e partive të tjera, duke iu referuar kandidatëve që nxori Berisha më 14 maj në aleancë me Ilir Metën. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:25
Basha kërkon përjashtimin e gjyqtarit nga gjyqi për statutin e PD, përfaqësuesit e Rithemelimit dhe Bardhit: Truk për të zvarritur procesin

 

Seanca gjyqësore për regjistrimin për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit të Bashës është shtyrë sërish. Avokati i Bashës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Niko Rrapi nga procesi gjyqësor. Por, palët në këtë proces, Rithemelimi dhe Bardhi thonë se është thjesht një truk i Lulzim Bashës për të zvarritur procesin gjyqësor. Përfaqësuesi i Bardhit, Marash Logu u shpreh për mediat se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit është e turpshme dhe e paligjshme.

“Vazhdimi i lojës së turpshme të Bashës për ta mbajtur pezull dhe zvarritur statutin e PD. Përfaqësuesit e Bashës përdorin çdo lloj truku për ta shtyrë. Ajo që kemi thënë në këtë proces gjyqësor, pavarësisht çdo mjeti nuk ka gjykatë që mund të legjitimojë vendimmarrjet e Kuvendit të 2 shtatorit. Frika që kanë përfaqësuesit e Bashës i shty sot të bëjnë aktin e radhës të turpshëm dhe të paligjshëm për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit”, tha Logu.

Përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit tha se shtyrja e seancës është skandaloze, ndërsa thotë se kanë kërkuar pezullim të këtij gjykimi, pasi sipas tij fillimisht duhet të japë Gjykata e Lartë një vendim mbi cështjen se kujt i takon vula e partisë, Bashës apo Berishës.

“Kërkojnë gjëra që i kanë, janë manovra që ky proces të mos shkojë deri në fund dhe gjykata të mos dalë më vendimin që pritet të dalë, që është pezullimi procesit derisa të zgjidhet në gjykatë. Bëjnë që ky proces të shtyhet sa më shumë, ishte zoti Krischbaum që anonçoi diçka skandaloze që tha se vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë, që e përgënjeshtroi Gjykata e Lartë. Është e katërta herë që shtyhet, që është skandaloze. Ne si përfaqësues të Berishës kemi kërkuar pezullimin e këtij gjykimi, për sa kohë që nuk është zgjidh në themel, nuk mund të regjistrohen kërkesat e Bashës”, u shpreh ai.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 03/11/2023 16:16

    Kto dy avokatet e Bashes me te shemtut e te shpifur si gjen ne dynja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025