Basha: 25 prilli masakër elektorale, PD nuk është viktima! Beteja do të vazhdojë në çdo front për të rrëzuar treshen Rama-Doshi-Rakipi (VIDEO)

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha në komunikimin për mediat pas humbjes në zgjedhje, ka prezantuar kritikat për procesin zgjedhor, por pa përmendur mosnjohje të rezultateve, teksa nuk ka bërë asnjë koment mbi kërkesën e dorëheqjes.

Duke e quajtur 25 prillin, si një masakër elektorale, Basha ka akuzuar me emra konkret një sërë deputetësh e politikanësh, me në krye Edi Ramën, pasuar nga Tom Doshi e Aqif Rakipi sipas së cilit vodhën zgjedhjet. Kryedemokrati shtoi se PD-ja po vijon mbledhjen e fakteve që vërtetojnë se si kjo treshe ka tjetërsuar rezultatin e 25 prillit.

"25 prilli është një masakër elektorale viktima e të cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë se rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të pa precedentë të krimit të organizuar parave të pista të krimit dhe siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it, shkrirjes së vijave ndarëse midis partisë dhe shtetit nuk ja doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të jashtë2zakonshëm të shqiptarëve ndaj dhe detyrimi ynë i parë është para të gjithë shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm para kandidatëve për deputetë apo para militantëve, mbështetësve të Partisë Demokratike që kanë bërë një betejë historike duke pasur gjithçka kundër dhe ja kanë dalë në këtë betejë bashkë me të gjithë shqiptarët të rikthejnë shpresën dhe besimin se ky vend mund dhe do të ndryshojë.

Thënë kjo një gjë është e sigurt ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen dhe faktimin e manipulimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Të gjithë kamerat dhe mikrofonët e meidas së lirë do të drejtojnë pyetjet legjitime tek autori i kësaj masakre, te dyshja apo më mirë të themi treshja Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat tre deputetët e Tom Doshit të listës së zezë të Departamentit të Shtetit? Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të Departamentit të Shtetit bashkë me tre përfaqësuesit e krimit në Durrës Jurgis Çyrben e kokainës dhe Plarent Dervishit, me Rrahamn Rrajën e kokainës dhe familjes së tij dhe klanit të tij kriminal dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve.

Si i morën votat djali i Aqif Rakipit dhe dhëndri i Aqif Rakipit, një nga familjet e njohura kriminale të Peqinit? Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge? A mund të pranojë Shqipëria që nga njëra anë sot mban me krenari trashëgiminë e anëtarësimit në NATO gjatë kohës që qeveriste Partia Demokratike në  këtë ushtrim të pa precedentë ushtarak, mban, pra, me krenari këtë peshë, këtë përgjegjësi që nga ana tjetër shkatërron themelet e demokracisë, viktimat e masakrës elektorale janë qytetarët shqiptarë. Detyra jonë është të qëndrojmë fort dhe të luftojmë fort për rikthimin e  demokracisë në vend i cili është një nga kushtet kryesore që bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe është një kusht i patejkalueshëm për të avancuar drejt asaj që kemi premtuar dhe do të bëjmë realitet me gjithë shqiptarët anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë, shqiptarëve", tha Basha.

"Beteja do të vazhdojë" është një nga fjalitë më të artikuluara të kryedemokratit Lulzim Basha pas zgjedhjeve. Këtë fjali e ka thënë edhe në fjalimin e tij të parë pas humbjes edhe pse pas 8 viteve në opozitë. "Beteja do të vazhdojë", tha dje edhe për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku ku pyet për zërat që kanë nisur kundër tij që kërkojnë dorëheqjen. Megjithatë, mes protestave që demokratët kanë bërë në selinë blu, kryeopozitari Lulzim Basha nuk e sheh alternativë largimin nga PD-ja, duke lënë qartazi të kuptohet se betejën për fitore në zgjedhjet e ardhshme do të jetë sërish në krye të Partisë Demokratike.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
'Kthehu nga kamera'! Basha ironi me gazetarët: Meqë e doni kështu, po kthehem unë! Mos iu ka pjekur shumë dielli?

 

Teksa zhvilloi një prononcim të shkurtër për mediet kreu i PD Lulzim Basha ka bërë ironi me gazetarët jashtë selisë së Partisë Demokratike.

Ndërsa gazetarët po e drejtonin nga kamerat, kreu i PD-së me ironi shtoi se duhej të kthehej ai nga kamerat dhe jo e kundërta, ndërsa nuk la pa komentuar dhe temperaturat e larta.

Meqë e doni kështu, po kthehem unë nga kamerat. Mos jeni pjekur shumë se filloi dhe dielli tani,”-tha Basha.

Kur njëra nga gazetaret u përpoq që t’i bëjë një pyetje, ai iu kthye: “1 sekondë se nuk e kam mbaruar deklaratën”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja