Basha kopjon sloganin e Donald
Trump prezanton lëvizjen MAGA

Basha kopjon sloganin e Donald<br />Trump prezanton lëvizjen MAGA
Lulzim Basha duket se ka prezantuar një lëvizje të re politike brenda kampit të djathtë e cila do të udhëheqë aksionet e opozitës për realizimin e kërkesave kryefjalë e të cilave mbeten zgjedhjet e lira dhe të ndershme. 

Organi zyrtar i PD-së, "Rilindja Demokratike", shkruan sot brenda opozitës është iniciuar një lëvizje e re që quhet “MAGA” (Make Albania reat Again), një kopje kjo e sloganit të fushatës presidenciale të Donald Trump “Make America Great Again”.

Kryetari PD Basha mësohet të jetë shprehur se misioni i kësaj lëvizje do të jetë largimi i qeverisë "Rama" dhe krijimi i një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. 

Artikulli i botuar nga RD në numrin e djeshëm
Gjashtë senatorë dhe kongresmenë shprehin mbështetjen e plotë të kërkesave të popullit shqiptar për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike. Ata do të angazhohen gjatë ditëve të ardhshme për një fushatë të fortë në Senatin dhe Kongresin amerikan, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump për të ndërgjegjësuar Shtetet e Bashkuara nga rreziku që ka sot Shqipëria për të rënë në kthetrat e mafias dhe krimit të organizuar përmes fundosjes së mekanizmit të zgjedhjeve të lira.

Deklarata janë bërë mbrëmë në Sheshin e Lirisë nga Kryetari i opozitës Basha, i cili ka shpallur edhe lëvizjen e re të opozitës në këtë betejë kundër organizatës kriminale në pushtet. Ajo do të njihet si MAGA (make Albania Great Again) një huazim i plotë i slloganit që çoi drejt fitores në zgjedhjet presidenaciale presidentin Trump, tashmë i njohur në të gjithë botën si Make America Great Again dhe me shkurtimin (MAGA).

MAGA kësaj radhe do të vijë në Shqipëri me të gjithë fuqinë e një lëvizje popullore për ndryshim. Mbështetja sa vjen dhe rritet për lëvizjen popullore të drejtuar nga opozita. Basha ka përshëndetur mbrëmë mbështetjen e të gjithë senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë që do të jenë zëri i qytetarëve shqiptarë në të gjitha institucionet vendimmarrëse të Shteteve të Bashkuara.

Mbështetja e senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë ka ardhur pas një sërë takimesh të zhvilluara me drejtues të opozitës. Kryetari i PR, Mediu u takua në Vienë dy ditë më parë me senatorët dhe kongresmenët. Përmes një statusi në Facebook, Mediu deklaron se “ata garantuan mbështetjen e lëvizjes popullore në Shqipëri për votën e lirë.

“Senati dhe Kongresi amerikan ka një interes për zhvillimet në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri.
Gjatë takimit të punës me senatorët dhe kongresmenët amerikanë në Vjenë, ata garantuan mbështetje të lëvizjes për votën e lirë. Në këto takime ishim së bashku me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Avenir Peka.

Duke konsideruar lirinë si vlerën më të madhe të demokracisë, bazën e qeverisjes së drejtë #Zgjedhje të Lira dhe të ndershme dhe demokracinë funksionionale në luftë me #Trafikun e Drogës, kanabisit, #krimit të Organizuar ata shprehin mbështetjen e tyre për kërkesën e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira dhe të ndershme të iniciuar nga Basha dhe opozita.

Senatoret Roger Ëicker; kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongres, Senatori Lamar Alexander, Kongresmeni Steve King, Trent Kelly, Richard Hudson dhe Robert Aderholt u angazhuan që zëri i opozitës të dëgjohet dhe debatohet jo vetëm në Kongres, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump.

Ata theksuan se kemi mbështetur Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s dhe sot kërkojmë që ajo të sillet si e tillë duke garantuar standardet demokratike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ata u angazhuan se do të ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri”, shkruan Mediu në Facebook. Mediu është shoqëruar në këto takime nga drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka.

Mbështetja e shprehur nga senatorët dhe kongresmenët amerikanë pritet që të konkretizohet gjata ditëve të ardhshme me qëndrime të qarta dhe të prera politike të Shteteve të Bashkuara. Zëri i tyre do të vijë duke u rritur, ndërsa lëvizja popullore do të marrë dimesione të reja gjatë ditëve të ardhshme.
Basha përgjatë tetë ditëve të protestës ka garantuar se lëvizja popullore që ka nisur më 18 shkurt ka një mbështetje të gjerë ndërkombëtare si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në vendet e Bashkimit Europian. “Mbështetja është garantuar edhe në Bruksel, Berlin e Londër”, u shpreh Mediu mbrëmë para mijëra mbështetësve në Sheshin e Lirisë.

Takimi i mbrëmshëm i Bashës dhe Mediut me protestuesit ishte mjaft entuziast. Protestuesit kanë shpërthyer në ovacione të zjarrta, ndërsa është shprehur mbështetja e plotë e senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë. Thirrjet fitore, fitore dhe poshtë qeveria janë shoqëruar mbrëmjen e së shtunës deri në orët e para të mëngjesit. Protesta vazhdon dhe çadra e qëndresës është kthyer në shtëpinë e lirisë të shqiptarëve". 

MAGA
(Kopertina e Rilindjes Demokratike, numri i të dielës)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit