Basha: Kush hesht për kanabisin
është indiferent ose i korruptua

Basha: Kush hesht për kanabisin<br />është indiferent ose i korruptua
Kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi si alarmante situatën e kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të tij drejt vendeve fqinje. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se tema kryesore e diskutimeve ka qenë pikërisht narkotrafiku.
 
Duke iu referuar deklaratës së Ylli Manjanit për përdorimin e ushtrisë kundër kanabisit, Basha tha se edhe përfaqësues të mazhorancës e kanë kuptuar gjendjen ku ndodhet vendi. Ai theksoi se kush hesht përballë drogës, është indiferent ose i korruptuar.
 
"Është një simptomë e gjendjes ku ndodhet vendi. Anëtarë të kabinetit apo përfaqësues të mazhorancës, detyrohen të pranojnë atë që kemi thënë prej një viti, se Shqipëria është kthyer në një narkorepublikë. Kush hesht përballë kësaj, shqiptar apo i huaj, ka dy gjëra, indeferencë ose korrupsion. Ose është indiferent, ose është i korruptuar", u shpreh Basha. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari