/ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij Facebook, ka bere sot një ekspoze të varfërisë se qytetareve. Sipas tij, buxheti 2015 do të gadasë qytetarët, punëdhënesit, shtresat e mesme, shtresat në nevojë.

"Kur varfërohen qytetarët është e padrejtë të pasurohet qeveria, të fryhet buxheti i klikës së pushtetarëve. Ata që varfëruan njerëzit e futën ekonomine në krizë, nuk kanë legjitimitetin t'ju rrisin shqiptareve taksat", shkruan Basha.

Po ashtu, Basha në postimin e tij, shprehet se "Buxheti i ri do godasë shtresën e mesme, shpresën e çdo kombi për rimëkembje. Do godasë punëdhënësit. Do të shkatërroje mijëra vende pune. Do godasë shtresat në nevojë. Është krim që qytetarët më të varfër të rajonit të paguajnë taksa me të larta. Po rrokullisen drejt greminës, por nuk duhen lënë ta marrin edhe Shqipërine me vete".